Jupiteri, planeti i fatit, do të jetë te Binjakët, ndaj gjërat e mira po të kërkojnë. Prej javësh ke qenë duke planifikuar gjëra, ndaj ndërsa jemi në fillim të korrikut, do të kesh një tablo më të qartë të synimeve dhe planeve të tua. Pasi Marsi të zhvendoset në shenjën tënde, më 21 korrik, do të jesh në gjendje t’i tregosh botës vendimet që ke marrë gjatë kësaj kohe, projektet interesante dhe do ta kuptosh se ky është një moment i rrallë, pasi Marsi do të jetë gati të ngrejë sa më lart profilin tënd në çdo aspekt. Të kesh Marsin në shenjën tënde është gjithnjë një plus i madh, pasi do të thotë se je gati të fillosh një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën tënde.
Planet e tua, që të vendosen në jetë, kërkojnë shuma të konsiderueshme parash, ndaj me shumë të drejtë, ti do të kërkosh për mënyra të reja për të bërë para. Për këtë, do të të ndihmojë Hëna e re në Gaforre, e cila do të ndriçojë qiellin më 5 korrik. Hëna e re ka një efekt 6-mujor, por në 10 ditët e para, ndikimi i saj është mjaft i fortë. Për momentin, mundësitë financiare që do të sjellë Hëna e re e 5 korrikut do të varen nga energjia miqësore (ose armiqësore) e planeteve të tjerë. Kjo Hënë e re është veçanërisht e rëndësishme, pasi pozicionohet në shtëpinë e dhjetë, atë të çmimeve dhe nderimeve, ku ti do të mësosh me zell dhe do të jesh gati të kesh më shumë mundësi dhe përgjegjësi në karrierë dhe familje.
Saturni do të jetë pak tekanjoz dhe do të kërkojë ca sakrifica afatshkurtra, për të të sjellë përfitime afatgjata. Nëse do të sfidohesh drejtpërdrejt nga Saturni, do të shpërblehesh mjaft mirë në aspektin e financave, sidomos gjatë vitit të ardhshëm, kur Jupiteri të vijë në shenjën tënde.
Në Hënën e 5 korrikut, do të jetë mjaft aktiv edhe Urani, ndaj me shumë gjasa, një ofertë apo shans i ri mund të të vijë papritur dhe kjo do të sjellë më shumë para. Mund edhe të marrësh një rritje page, apo një ofertë për një punë të re, e cila paguhet shumë mirë. Kur të të vijë lajmi, do të jetë mjaft surprizues, sepse fundja, Urani është planeti i surprizave.
Më 21 korrik, një Hënë e plotë në Bricjap do të kujdeset për paratë e të tjerëve, pasi mbulon aspektin e kredive bankare, kapitalin sipërmarrës, hipotekat, pagesat e sigurimeve, trashëgimitë etj. Duke qenë se ka pasur 2 Hëna të plota në të njëjtën shenjë, çka është një ngjarje e rrallë, edhe korriku do të jetë i përqendruar te financat.
Por, ky muaj do të përqendrohet edhe te romanca dhe falë hijeshisë që të karakterizon, do të jesh në gjendje të tërheqësh drejt teje shumë njerëz interesantë. Kur Marsi të hyjë në shenjën tënde, Mërkuri do të bëhet gati për të shkuar në prapavijë, kështu që një fiksim i vjetër mund të kthehet. Është në dorën tënde nëse do të përjetosh sërish shkëndijat e vjetra. Ndiq zemrën dhe intuitën.
Dhurata jote e ditëlindjes, një Hënë e re rrëzëllitëse në shenjën tënde, do të mbërrijë më 5 korrik dhe është një surprizë e ëmbël. Saturni do t’i dërgojë Diellit dhe Hënës së re një rreze miqësore dhe të lumtur, që sugjeron se veprimet që do të ndërmarrësh gjatë kësaj periudhe do të kenë një ndikim të mirë për një kohë të gjajtë.
Edhe pse ti njihesh si një shenjë që i ndihmon shumë të tjerët rreth teje, është momenti të vendosësh veten si prioritet dhe këtë do të ta rikujtojë Hëna e re në shenjën tënde. Mendo se ç’ndryshime duhet të bësh në jetë që të jesh një person më i lumtur dhe apliko ndryshime të vogla, por domethënëse në çdo fushë të jetës tënde. Nëse do që t’ia rinisësh nga e para, bëje këtë pas 5 korrikut.
Era po sjell në drejtimin tënd një shans të ri dhe një ndjesi pozitive. Ndoshta bëhet fjalë për bisedimet në një vend të huaj, ose për një projekt që ka shumë sukses. Me shumë gjasa, do të marrësh mbështetjen e duhur nga një person në një tjetër shtet.
Udhëtimet do të jenë një mënyrë tjetër që do të të ndihmojnë ta çosh tjetër në një nivel të ri dhe ta shfrytëzosh pozitivisht periudhën pas Hënës së re. Shko në një vend tjetër për ca ditë, pusho dhe reflekto.
Nëse je ende student/e, gjatë kësaj periudhe do të punosh shumë, por edhe do të mësosh dhe marrësh leksione të vyera. Materiali që do të përftosh do të të shërbejnë mbase për të gjithë jetën dhe do të zbulosh se ke qëlluar në kohën dhe vendin e duhur. Nëse ditëlindja jote rastis në Hënën e re, do të kesh kontroll absolut dhe më shumë avantazhe. Ke mbështetjen kozmike, ndaj përdore si duhet.
Hëna e plotë në Bricjap do të ndodhë më 21 korrik dhe do të të tërheqë vëmendjen në një partneritet të ri, romantik apo profesional. Mund të rikthesh vëmendjen te i/e dashuri/a ose te një ortak në biznes.
Nëse ditëlindja jote rastis pranë 21 korrikut, Hëna e plotë e këtij muaji do të ketë një ndikim të madh në shenjën tënde, megjithatë, kjo Hënë është miqësore dhe e orientuar drejt lajmeve të mira dhe shanseve të reja.
I gjithë ky muaj duket i mbushur me produktivitet, për argëtim dhe romancë. Besojmë se në fund të korrikut, do të jesh një ndër shenjat më të kënaqura, e cila do ta shijojë shumë këtë muaj.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.