Celebrity

Margot Robbie është në pritje të ëmbël

Shkruar nga Anabel

7 Korrik 2024

Margot Robbie është në pritje të ëmbël

Margot Robbie është në pritje të bebushit të parë me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley.

Ylli 34-vjeçar duket kaq e lumtur në fotot që po qarkullojnë vërdallë, e veshur me xhinse të gjera, crop top dhe një xhaketë oversize të zezë. Aktorja e “Barbie” ka nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur.

Ajo dhe Tom, janë takuar për herë të parë në vitin 2013, kur ai ishte ndihmës regjisor në filmin "Suite Française", ndërsa Robbie luante rolin e Celine Joseph. 3 vite më vonë ata kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private.

Përgjithësisht, Margot dhe Tom e kanë mbajtur private marrëdhënien e tyre dhe para martesës, nuk pati një publikim për fejesën e çiftit.