
Këngëtarja e njohur është parë në stadiumin e Dortmundit duke parë një ndeshje futbolli në shoqërinë e partnerit të saj, agjentit sportiv të NBA-së Rich Paul.
Adele u fotografua në shkallët e këtij stadiumi duke brohoritur për lojën e skuadrës së Anglisë kundër Holandës, e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhaketë sportive të zezë. Por, detaji që ra menjëherë në sy ishin aksesorët, më saktë vathët e mëdhenj floriri. Të realizuara me gdhendje artizanale, këto vathë ishin zgjedhja për t’i shtuar më shumë shkëlqim pamjes.

Duket se artistja ka rikthyer trendin e bizhuterive të mëdha prej floriri, të frymëzuara nga vitet ’80, por që këtë vit janë zgjedhja e shumë gocave të famshme. E mbani mend supermodelen Bella Hadid gjatë Festivalit të Filmit në Kanë këtë vit? Vathët e saj të mëdhenj në nuancë floriri “vodhën” vëmendjen në tërësi në look-un e saj.

Ja disa sugjerime edhe për ju:
#1

#2

#3

#4

#5

#6

Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Marie Claire