A ke qenë ndonjëherë në një takim me dikë që duket sikur është i interesuar, por në të njëjtën kohë bën shaka pa vend? Ky është një lloj flirtimi i çuditshëm që mund të të bëjë të ndihesh e mërzitur dhe e paqartë. Të gjithë duam të jemi në një marrëdhënie të shëndetshme, por në kërkimin tonë për të gjetur të duhurin, takojmë individë të ndryshëm me personalitete të ndryshme. Kur mendon se po abuzohesh verbalisht ose emocionalisht, është koha të largohesh!
Çfarë është “negging”?
“Negging” është një taktikë manipulimi emocional që kryhet përmes ofendimeve të maskuara si komplimente, pra ndryshe fyerje indirekte. Në fillim, mund të duket si një formë kritike konstruktive, por në të vërtetë, është një gjykim negativ social.
“Negging” është shumë i zakonshëm në marrëdhëniet romantike. Ai mund të shihet edhe në marrëdhëniet midis miqve, kolegëve dhe anëtarëve të familjes.
@cybele.pov Happy to elaborate on what flirting actually is, but needed to share these thoughts first #anxiouslyattached #anxiousattachmentstyle #dismissiveavoidant #fearfulavoidantattachment #flirting #negging #datingapps #relationshiptiktok #datinginyour20s #datinginyour30s ? original sound - Cybele | Relationship Coach
@silva_carolyn @kaitlin elizabeth Super insidious and can be so tricky to pinpoint devaluing tactics, im probably gonna make a series on this #carolynsilva #silvacarolyn #philosophy #mindset #advice #negging #manipulation #narcissist @kaitlin elizabeth ? original sound - Carolyn Silva
Shenjat e “negging” përfshijnë:
Nevoja për miratim
Para se të hyje në marrëdhënie, i dije vlerat e tua dhe atë çfarë doje. Megjithatë, marrëdhënia të ka kthyer në një person që kërkon miratimin e partnerit për gjithçka.
Partneri të krahason vazhdimisht me ish-in
Manipuluesit emocionalë ndihen se duhet të ketë konkurrencë midis ish-partnerëve të tyre dhe partnerit aktual, duke të bërë të ndihesh e pasigurt dhe të krahasosh veten me persona të tjerë gjatë gjithë kohës.
Të bëjnë shënjestrën e shakave të tyre
Duke të bërë temën kryesore të shakave të tyre, ata shpesh përmendin personalitetin ose pamjen tuaj. Nëse i tregoni që u ofenduat, ata do e anashkalojnë duke thënë: “Thjesht po bëja shaka.”
Të bëjnë të mendosh se janë të vetmit që të pëlqejnë
Ata të bëjnë të ndihesh se je me fat që dikush si ai/ajo pranuar, duke bërë gjithçka për t'ju mbajtur rreth vetes për të plotësuar pasiguritë e tyre.
@sadiebass16 ‘Negging’ is a manipulation tactic where subtle insults or backhanded compliments are passed off as humour… it plays on your insecurities & used to make the other person feel more powerful? #negging #dating ? Y - ?????
Shembuj:
- “Sa mirë që u promovove në punë, por ende nuk po marr para aq sa unë.”
- “Nuk qesh me të gjitha shakatë e mia. Nuk je si gocat e tjera që kam pasur.”
- “Uau, je shumë e zgjuar. Nuk më dukeshe e tillë në fillim.”
- “Ish-i im ishte shumë më i mirë se ti në shtrat.”
Ja disa mënyra për ta ndaluar dikë të përdorë këtë teknikë:
- Kontrolloni veten dhe thjesht largohuni.
- Kërkoni ndryshim nga partneri juaj. Një falje të sinqertë që shoqërohet me ndryshim.
- Shmangni sherret e pakuptimta
-Ata do të donin të debatonin në mënyrë që ti të ndihesh fajtor/e. Ndërprite bisedën dhe lëre energjinë negative pas.
-Mos lejo askënd të përdorë fuqinë e tij për të të manipuluar dhe për të të bërë të ndihesh e pambrojtur.
“Negging” është i dëmshëm dhe krijon marrëdhënie toksike. Nëse je viktimë e tij, largohu sa më shpejt të jetë e mundur. Merr kontrollin e jetës tënde dhe mos lejo dikë tjetër të ndikojë në vetëvlerësimin tënd.
Artikuj të sugjeruar: