Të gjithë kemi përjetuar atë momentin e sikletshëm kur hapim një dhuratë dhe kuptojmë që është diçka e padobishme, por jemi të detyruar të shfaqim mirënjohje. Shpesh, dhuratat përfundojnë të harruara ose të dhuruara (sërish) për bamirësi. Dhuruesit fokusohen shumë në momentin e dorëzimit të dhuratës dhe reagimin e marrësit, duke lënë pas dore rëndësinë e faktit që dhurata duhet të jetë e përdorshme ose të paktën të ketë një kuptim.
Imagjinoni këtë situatë: Paketimi që hapet, miku juaj që ju ka ngulur sytë edhe çfarë të shihni? Një paketim me parfum dhe antidjersë? Tani duhet të reagoni dhe të tregoni sa mirënjohës jeni edhe pse dhurata nuk ka kuptim.
Për të mos vendosur të tjerët në këtë situatë ja 3 gjëra që duhet të keni parasysh për të zgjedhur dhuratat e duhura:
1.Njihni mirë personin që po i bëni dhuratë
Kuptoni interesat dhe dëshirat e tij/saj.
2. Shmangni dhuratat e përgjithshme
Zgjidhni diçka unike dhe personale që të ketë kuptim dhe të bëjë që personi t’ju kujtojë sa herë të shohë dhuratën.
3. Pyesni se çfarë duan
Mos kini frikë të pyesni se çfarë dëshiron marrësi i dhuratës. Në disa raste diçka e nevojshme është më e mirë se sa diçka surprizuese.
Duke kuptuar më mirë psikologjinë pas dhurimit dhe duke përdorur këto këshilla praktike, mund të siguroni që dhuratat tuaja të jenë të dashura dhe të çmuara nga ata që i marrin.
Këshillë bonus nëse të gjitha dështojnë: Thjesht jepuni para!
Artikuj të sugjeruar: