
Ne mendojmë se nuk ka moment më të paqtë në jetën e njerëzve, se sa përkushtimi ndaj vetes, qoftë edhe për disa minuta ose një orë me një masazh që depërton në çdo qelizë të trupit duke bërë që të ndiheni të relaksuar.
Por, a e dini që ju mund të ndiheni keq edhe pas një masazhi?
Ja arsyet pse ndodh:
“Një masazh deri në indet më të thella ul rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe nivelin e hormoneve të stresit, përmirëson funksionin imunitar, rrit nivelet e endorfinës dhe serotoninës dhe rrit qarkullimin e gjakut,” thotë terapisti dhe masazhatori Heather Wyborny.
Por, shpesh terapistët përdorin presion të fortë dhe të përqendruar për të thyer tensionin e muskujve dhe indeve lidhëse, por ky presion ndonjëherë mund të dëmtojë.
Dhimbja është efekti anësor më i zakonshëm i masazhit të indeve të thella. Duket pak e çuditshme në fakt, por masazhi stimulon lëvizjen e sistemit limfatik dhe muskujve në të gjithë trupin.
Dhimbjet e kokës gjithashtu nuk janë të rralla pas masazhit, veçanërisht nëse terapisti/ja juaj bën shumë punë në qafë dhe në zonën e shpatullave. Ndërsa, të përzierat ndodhin më rrallë, sidomos nëse jeni të dehidratuar.
-Çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të sëmurë pas një masazhi
Pirja e ujit para një masazhi për rregulluar nivelet e dehidratimit është vetëm një nga sugjerimet e ekspertëve. Por, edhe një çaj xhenxhefili nuk është keq pasi ndihmon për të qetësuar frymëmarrjen dhe çdo sëmundje tjetër, përpara një seance masazhi.
Artikuj të sugjeruar:
- Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
- Ç’duhet të bësh për të shmangur përkeqësimin e celulitit
- Cilat trajtime për trupin dhe mendjen ju bëjnë mirë sipas shenjës së horoskopit
- Qyteti japonez këshillon gratë shtatzëna të gatuajnë, pastrojnë dhe t'u bëjnë masazh burrave o.O
- Ca lëvizje të thjeshta që mund të bëni për të lehtësuar rrudhat e fytyrës dhe qafës *në shtëpi*