Anabel Mama

12 mënyra se si prindërit e rinj mund (dhe duhet) të kërkojnë ndihmë

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2024

12 mënyra se si prindërit e rinj mund (dhe duhet) të

Komunikimi i nevojave tona mund të jetë i vështirë në çdo fazë të jetës – dhe sigurisht kjo nuk bëhet më e lehtë pas ardhjes së një fëmije në jetë. Gjatë kësaj periudhe sfidash – disa të drejtpërdrejta (të tilla si të ngjitësh një karrocë për shkallë) dhe disa më të fshehura (si të përballosh ankthin pas lindjes) – nuk është e pazakontë të ndihesh në siklet për të kërkuar ndihmë.

Është krejtësisht njerëzore të ndihesh sikur po ngarkon të tjerët duke kërkuar ndihmë. Por përpjekja për të kaluar përmes kujdesit për beben vetë mund të të lërë të ndihesh e mbingarkuar dhe e vetmuar. Prindërimi kërkon sasi të mëdha energjie dhe qëndrueshmërie dhe është krejtësisht në rregull nëse nuk jeni në gjendje t'i përballoni ato në këtë moment.

Këshillë: Edhe kur mendoni se e keni situatën nën kontroll, mos nguroni të kërkoni ndihmë.

Ja 12 nga strategjitë e tyre më të mira për të kërkuar ndihmë nga familja, miqtë, kolegët dhe madje edhe partneri juaj.

1. Sqaroni atë që ju nevojitet

Ndërsa kaloni nëpër stresin e prindërimit, nuk jemi gjithmonë duke menduar me qartësi të përsosur. Duke punuar në mungesë të energjisë dhe duke u përballur me një mal të madh përgjegjësie, mund të ndiheni të mbingarkuar. Për të marrë ndihmën më të dobishme, fillimisht përpiquni të sqaroni këtë rrëmujë duke shkruar në letër atë që ju mundon.
"Një listë me pika ose një ditar mund të jetë një mënyrë efektive për të kuptuar se çfarë po ndodh vërtet në mendjen tuaj," - thotë psikologia klinike e licencuar Dr. Anna Hiatt Nicholaides. Bëni një listë të gjithçkaje që ju duket si mbingarkesë dhe pastaj klasifikojini në kategori me prioritet të lartë deri në të ulët.

2. Mbani listën e detyrave afër

Mbajtja e një liste fizike me detyra nuk do të ndihmojë vetëm për të renditur mendimet tuaja, por do të japë drejtim për të tjerët. "Kur njerëzit ju vizitojnë, shpesh duan të mbajnë beben për ju. Ajo që mund t'ju nevojitet, megjithatë, është që ata të bëjnë një sanduiç për ju, të vendosin një lavatriçe me rroba ose të pastrojnë tualetin," thotë këshilltarja e praktikës private Kayce Hodos, LPC.

3. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë vazhdimisht

Të kontaktosh një herë është mjaft e vështirë. Ta bësh këtë për herë të dytë mund të jetë edhe më e pakëndshme. Mos lejoni që kjo t’ju pengojë. Këmbëngulni në përpjekjen për të përmbushur nevojat tuaja. Përpiquni ta vendosni veten në vendin e personit tjetër: A nuk do të dëshironit të dini nëse keni dështuar për të ndihmuar një mik?

4. Planifikoni vaktet dhe jo vetëm

Gjej recetat të thjeshta online, ose porosit nëpër restorantet që ofrojnë delivery. Ka një sërë aplikacionesh që ta lehtësojnë punën dhe i pari që na vjen në mendje është Foodini.

5. Eksperimentoni me platforma të tjera mbështetëse online

Në ditët e sotme, ka një sërë aplikacionesh dhe faqesh internetit të krijuara për të lehtësuar ngarkesën e prindërve të rinj. Konsideroni përdorimin e tyre për t’ju ndihmuar me këshilla praktike për prindërimin.l

6. Delegoni përgjegjësitë e tepërta

Të gjithë kemi një anëtar të familjes që “i jepet më shumë” në një fushë të caktuar. Nuk ka rëndësi nëse ndihma është lidhur me bebin, me punët e shtëpisë, me bërjen e pazarit, me gatimin e një vakti – është mëse e kuptueshme që rutina e re mund të jetë sfiduese dhe nuk mund t’i bëni të gjitha gjërat vetë. Mos hezitoni të shpërndani përgjegjësitë te rrethi juaj i ngushtë.

7. Përdorni mediat sociale (me mençuri)

Siç keni mësuar ndoshta nga përvoja, rrjetet sociale mund të jenë një bekim dhe/ose një mallkim. Kjo nuk është më pak e vërtetë kur bëhet fjalë për të ndjerë mbështetje pas ardhjes së bebes.
Rrjetet sociale mund të jenë një vend për të gjetur mbështetje nga nëna të tjera të reja dhe për t’u lidhur me grupe prindërish që ndajnë të njëjtat “halle” me ju. Përdorini efektivisht duke dhënë dhe marrë këshilla.

8. Ndihmë në këmbim të parave

Nuk mund t’i kërkoni mikut tuaj më të mirë të lajë pjatat e darkës për ju? Po sikur t’ju themi se një i huaj mund ta bëjë këtë për ju? Nëse buxheti jua lejon, kjo lloj ndihme sporadike mund të jetë bileta juaj për më pak stres.

9. Ndajini problemet tuaja me të tjerët

Hej, nuk dëmton kurrë të kalosh kohë me njerëzit që janë në të njëjtën situatë me ty, apo jo?
Gjithashtu, nuk e di kurrë se çfarë dyersh të dobishme mund të të hapë një grup mbështetjeje. Do të habiteni po të shikoni se sa njerëz ndajnë të njëjtat probleme me ju, dhe mbi të gjitha do të ndiheni të dëgjuar dhe aspak vetëm në fazën tuaj të re.

10. Kërkoni ndihmë nga një profesionist

Psikologët, mjekët pediatër dhe terapistët familjarë shkollohen dhe edukohen për një arsye. Me disa çështje pas lindjes, ndihma nga miqtë dhe familja mund të shkojë vetëm deri diku. Ndoshta është koha për të kontaktuar me një profesionist. Për pyetje rreth kujdesit për foshnjën ose ushqyerjes, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun e foshnjës tuaj.

11. Mbështetuni në mirësinë e të huajve

Duhet të kaloni karrocën përmes një dere rrotulluese? Nuk mund të mbani çelësat e makinës, çantën e pelenave, ushqimet dhe ndenjësen e makinës të gjitha njëkohësisht? Mjafton pak mirësjellje dhe një buzëqeshje, për të kërkuar ndihmë nga një i huaj. Mos harroni: Gjithmonë falënderojini për ndihmën e tyre, pasi njerëzit pëlqejnë të ndihen të vlerësuar për veprimet e tyre të mira.

12. Filloni të keni më shumë biseda me partnerin tuaj

Biseda më e ndërlikuar nga të gjitha për marrjen e ndihmës që ju nevojitet mund të jetë ajo me bashkëshortin ose partnerin tuaj. Në këtë marrëdhënie më intime, është e rëndësishme të komunikoni ndershmërisht dhe në momentin e duhur.

Zgjidhni një kohë për të diskutuar nevojat tuaja dhe nevojat e partnerit tuaj kur të dy keni pak kohë të lirë dhe jeni në një gjendje të çlodhur. Gjithmonë pyesni partnerin tuaj nëse është koha e duhur për të diskutuar këtë temë para se të filloni." (jo në mes të natës, kur të dy jeni të lodhur dhe të mërzitur).

Në një kulturë që vlerëson “aftësinë për t’ia dalë vetë”, mund të jetë e vështirë të pranojmë se nuk mund ta bëjmë gjithçka vetë. Por prindërimi i ri është koha e ndryshimeve të mëdha, dhe nuk ka asgjë të keqe në komunikimin e nevojave tuaja. Kur ta bëni këtë do të merrni ndihmën që ju nevojitet dhe nuk do të pendoheni që folët.

Artikuj të sugjeruar: