Celebrity

Adele ka në plan të shkëputet nga muzika për një kohë të gjatë

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2024

Adele ka në plan të shkëputet nga muzika për një

Duket se është në stilin e saj të punës që shkëputjet e gjata nga muzika të jenë pjesë e zgjedhjeve të Adele.

Ju e mbani mend që njerëzit pritën gjashtë vite që të kishin një album të ri me produksione dhe krijime artistike interesante. Në një intervistë të fundit për gazetën gjermane “2DF”, Adele zbuloi dëshirën për një shkëputje të gjatë, pasi nuk ka ndërmend të bëjë muzikë të re së shpejti.

“Nuk kam fare plane për muzikë të re,” tha ajo. “Dua një pushim të gjatë pas këtyre koncerteve dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë.”

Por, Adele është kujdesur që të mos lërë vend për keqkuptime dhe t’i sqarojë situatat deri në fund. Pra, ajo nuk ka në plan që të tërhiqet përgjithmonë nga muzika. Thjesht, po kërkon një tërheqje larg syrit të publikut.

“Nuk më pëlqen të jem e famshme dhe të jem në fokus gjatë gjithë kohës," shtoi ajo.

Adele ka në plan të shkëputet nga muzika për një

Përpara se këngëtarja britanike të tërhiqet nga muzika, admiruesit e Adele do e shohin të përformojë në skenë me koncertet e planifikuara, të paktën deri në nëntor. Këngëtarja do e kalojë gushtin në Mynih ku ka disa koncerte të planifikuara, më pas në Las Vegas, ndërsa koncertet mbyllen përfundimisht në 23 nëntor.

Edhe pse muzika e re nuk është në horizont, duket se Adele e ka syrin në një projekt tjetër që ka lidhje me filmin. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ajo shprehu interesin për të qenë pjesë e ndonjë filmi si aktore, por filmi që ajo do nuk është realizuar ende.

Ndaj, mos u çudisni që nëse nuk e shihni së shpejti në ndonjë skenë koncerti, do e shihni si aktore në ndonjë film.

Artikuj të sugjeruar: