School & Career

5 mënyra për t’u ndjerë si në pushime edhe kur nuk mund të shkosh

5 mënyra për t’u ndjerë si në pushime edhe kur nuk

Le të jemi të qartë: Të gjithë do dëshironim një pushim të merituar dhe çlodhës herë pas here. Sa më shpesh, aq më mirë, për të qenë të sinqertë. Të mund të largohesh nga rutina e përditshme, të eksplorosh destinacione të reja dhe të zhytesh në një kulturë tjetër është një luks që s’mund ta refuzojmë. Por, ndonjëherë jeta ka plane të tjera. Dhe kjo do të thotë që ndonjëherë nuk të krijohen mundësitë të largohesh nga shtëpia, madje as për disa ditë.

Sidomos kur ke një jetë të ngarkuar, të shkosh në pushime mund të ndihet si një arratisje perfekte. Për disa, është edhe mënyra e vetme që mund të relaksohen, pasi në shtëpi janë të mbytur me punë, duke nisur nga përkujdesja për fëmijët dhe punët e shtëpisë. Por, të shkuarit në pushime do të thotë më shumë shpenzime, një luks që jo të gjithë mund ta përballojnë.

Fatmirësisht, edhe nëse nuk po largohesh nga vendi apo nuk po merr disa ditë pushim, ka mënyra për të bërë që të ndihesh sikur po pushon për një kohë të shkurtër. Pra, nëse ke nevojë për pak kohë për veten, këto këshilla mund të të ndihmojnë të rikrijosh atë ndjenjën e pushimeve.

1. Luaj rolin e turistit

Çfarë është një nga gjërat kryesore që bëjmë kur vizitojmë një vend të huaj, një destinacion të panjohur? Kërkojmë për atraksionet turistike më të rëndësishme të qytetit dhe bëjmë një përzgjedhje të atyre që duam të vizitojmë. Çuditërisht, është e rrallë të vizitojmë ato vende turistike afër shtëpisë.

Herën tjetër kur dëshiron të marrësh një ditë pushim, bëj një listë të vendeve që duhet t’i shohësh në qytetin tënd dhe organizo një udhëtim të vogël. Bëj siç do të bëje kur je jashtë vendit: merre kamerën, përgatit një piknik dhe mos harro listën e këngëve për udhëtimin.

2. Porosit ushqim nga jashtë

Një tjetër avantazh i të qenit në pushime është fakti që nuk ke pse të gatuash për veten. Sigurisht, gatimi mund të jetë një aktivitet tërheqës, por ndonjëherë është mrekulli të relaksosh këmbët nën tavolinë dhe thjesht të shijosh një vakt të shkëlqyer. Nuk mund të shkosh në pushime apo në restorant? Porositja e ushqimit mund të jetë zgjidhja e përsosur dhe një mënyrë për t’u çlodhur. Dekoro tavolinën, ndiz qirinjtë dhe lëri enët për ditën tjetër. Nëse do ishe në restorant, nuk do të laje enët më pas, apo jo?

3. Ktheje dhomën tënde në një "dhomë hoteli"

Për ne, një nga gjërat më të bukura te një hotel është ndjesia që të jep dhoma. Çarçafë xixë, një minibar dhe ndoshta edhe një hapësirë të vogël për të pushuar - menjëherë na bëjnë të ndihemi të qetë. Diçka që nuk mund të thuhet për dhomën tonë të çrregullt në shtëpi... Fatmirësisht, ka diçka që mund të bësh për këtë. Në vend që të harxhosh për pushime, ndoshta provo të investosh në shtëpi. Dhe në vend që ta kthesh dhomën tënde në pjesën më të çrregullt të shtëpisë, provo ta kthesh në një hapësirë që "ke qejf të rrish e të pushosh". Nuk të duhet shumë: disa qirinj, ndriçim i ngrohtë dhe një kënd për kafe apo çaj: e bukura qëndron te detajet.

4. ...ose ose - Mos bëj asgjë

Sa shpesh e gjen veten duke mos bërë asgjë për një ditë të tërë në shtëpi? Asnjëherë, apo jo? Dhe sa shpesh e bën këtë gjatë pushimeve? Më shpesh, mendojmë ne. Nëse vërtet nuk ke buxhet për të bërë një udhëtim, për të porositur ushqim apo diçka tjetër të ngjashme, të paktën provo të planifikosh një ditë gjatë së cilës nuk bën asgjë fare. Kalo nga krevati në divan dhe përsëri, lexo një libër, shiko seriale dhe ngroh një pica në furrë. Ndonjëherë duhet të shkëputesh plotësisht për të qenë në gjendje të rikarikosh bateritë.

5. Shijo një mbrëmje ndryshe në shtëpi

Shndërro mbrëmjet e zakonshme në diçka të veçantë. Planifiko një mbrëmje filmi me kokoshka dhe pijet e tua të preferuara. Vendos një tematikë të veçantë për mbrëmjen, si një maratonë filmash të një zhanri të caktuar. Kjo do të sjellë një ndjenjë të re dhe argëtuese - ashtu si të ishe në pushime.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

5 ways to feel like you're on vacation even when you can't go

5 mënyra për t’u ndjerë si në pushime edhe kur nuk

Let's be clear: We all want a well-deserved, relaxing break every now and then. The more often the better, to be honest. Being able to get away from the daily routine, explore new destinations and immerse yourself in another culture is a luxury we cannot refuse. But sometimes life has other plans. And this means that sometimes there are no opportunities to leave the house, not even for a few days.

Especially when you have a busy life, going on vacation can feel like the perfect escape. For some, it is the only way they can relax, as they are overwhelmed with work at home, starting from taking care of children and housework. But going on vacation means more expenses, a luxury that not everyone can afford.

Thankfully, even if you're not leaving the country or taking a few days off, there are ways to make it feel like you're taking a short break. So if you need some time to yourself, these tips can help you recreate that vacation feeling.

1. Play the role of a tourist

What is one of the main things we do when we visit a foreign country, an unknown destination? We search for the most important tourist attractions of the city and make a selection of the ones we want to visit. Surprisingly, it is rare to visit those tourist spots close to home.

The next time you want to take a day off, make a list of the must-sees in your city and plan a little road trip. Do as you would when you're abroad: take your camera, pack a picnic and don't forget your travel playlist.

2. Order food from outside

Another advantage of being on vacation is the fact that you don't have to cook for yourself. Of course, cooking can be a fascinating activity, but sometimes it's wonderful to relax your feet under the table and just enjoy a great meal. Can't go on vacation or to a restaurant? Ordering food can be the perfect solution and a way to relax. Decorate the table, light the candles and leave the dishes for the next day. If you were in a restaurant, you wouldn't wash the dishes afterwards, would you?

3. Turn your room into a "hotel room"

For us, one of the most beautiful things about a hotel is the feeling the room gives you. Sparkling sheets, a minibar and maybe even a small space to relax - immediately make us feel at ease. Something that can't be said about our messy room at home... Fortunately, there's something you can do about it. Instead of splurging on a vacation, maybe try investing in a home. And instead of turning your room into the messiest part of the house, try turning it into a space that "you like to hang out and relax." You don't need much: a few candles, warm lighting and a corner for coffee or tea: the beauty lies in the details.

4. ...or or - Do nothing

How often do you find yourself doing nothing for a whole day at home? Never, right? And how often do you do this on vacation? More often, we think. If you really don't have the budget to take a trip, order food, or anything like that, at least try to plan a day where you do nothing at all. Switch from bed to sofa and back, read a book, watch series and heat a pizza in the oven. Sometimes you have to disconnect completely to be able to recharge the batteries.

5. Enjoy a different evening at home

Turn ordinary evenings into something special. Plan a movie night with popcorn and your favorite drink. Set a special theme for the evening, like a movie marathon of a certain genre. This will bring a new and fun feeling - just like being on vacation.

Suggested articles: