Celebrity

Kryeministri i Francës zbulon fejesën "sekrete" të Lady Gaga-s

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2024

Kryeministri i Francës zbulon fejesën "sekrete" të Lady
FOTO: Kevin Mazur/Getty Images

Duket se Lady Gaga e ka ndryshuar tashmë statusin e saj civil dhe për këtë ka mjaftuar thjesht një video e postuar nga kryeministri francez Gabriel Attal. Këngëtarja dhe i dashuri i saj, Michael Polansky, janë fejuar dhe ka qenë kryeministri Attal ai që ka zbuluar këtë detaj nga jeta private e saj, ndoshta krejt rastësisht, pasi postoi një video.

Në një video të postuar në TikTok, shihet artistja teksa e prezanton Polansky-n si të fejuarin e saj, ndërsa çifi në shoqërinë edhe të kryeministrit ishin ulur në podium për të ndjekur garën e notit në Lojërat Olimpike që këtë vit po organizohen në Paris.

@gabriel_attal

Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. ??

? son original - Gabriel Attal

Lady Gaga është në një lidhje me Michael Polanskyn. Ata e zyrtarizuan romancën e tyre me një foto në Instagram në vitin 2020. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Polansky është diplomuar në Harvard në shkenca kompjuterike dhe matematikë dhe njëherësh, është investitor në disa kompani.

Në muajin prill, dyshja u përfol për fejesë pasi në dorën e yllit të popit u vu re një unazë me diamant gjigant. 

#1

Kryeministri i Francës zbulon fejesën "sekrete" të Lady
FOTO: GETTY

#2

Kryeministri i Francës zbulon fejesën "sekrete" të Lady
FOTO: BACKGRID

Me siguri, që pas këtij përcaktimi që Gaga bëri për Michael duke e quajtur si të fejuarin e saj, ndoshta njerëzit mund të jenë më të bindur për këtë hap të ri në jetën private të këngëtares.

Artikuj të sugjeruar: