Për Lady Gaga-n dhe partnerin e saj, Michael Polansky, po bien këmbanat e dasmës. Pasi i prezantoi kryeministrit të Francës, Gabriel Attal, “të fejuarin”, u kuptua se artistja dhe partneri kanë bërë një hap të ri në marrëdhënien e tyre.
Një burim u shpreh për ET se:
“Lady Gaga dhe Michael kanë që në pranverë që janë fejuar. Ata janë të dy pafundësisht të lumtur dhe të emocionuar për këtë moment në marrëdhënien e tyre”.
Lady Gaga është në një lidhje me Michael Polanskyn. Ata e zyrtarizuan romancën e tyre me një foto në Instagram në vitin 2020. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Polansky është diplomuar në Harvard në shkenca kompjuterike dhe matematikë dhe njëherësh, është investitor në disa kompani.
@gabriel_attal Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. ??
? son original - Gabriel Attal
Sa i përket videos të sipërpërmendur, Attal publikoi një video nga Lojërat Olimpike në Paris, ku Gaga i prezantonte të fejuarin, duke zbuluar kështu sekretin e çifit.
Artikuj të sugjeruar: