Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Dashi dhe Demi

Gushti është një muaj mjaft i bukur për shenjën tënde, pasi në këtë periudhë, Marsi do të takohet me Jupiterin, për të të dhënë një fat shumë të mirë, një lajm shumë të rëndësishëm, ose mundësi të reja, të cilat do t’i përdorni në çdo aspekt të jetës suaj.
 
Këtë muaj, Marsi dhe Jupiteri do të rreshtohen te Binjakët, një shenjë Ajri, e cila përputhet shumë mirë me elementin tënd, atë të zjarrit. Këto dy planete do të ndriçojnë shtëpinë tënde të tretë të komunikimit dhe udhëtimit, për të të shtuar dëshirën për të qenë me pushime. Në aspektin e komunikimit, mund të duash të merresh me një projekt interesant në lidhje me botimin, redaktimin, intervistat, apo me marketingun. Ndoshta pret përgjigje për një punë të re, nëse ke aplikuar në industrinë e IT. Marsi, i bashkuar me Jupiterin do të sjellë veprime të shumta, të cilat lidhen veçanërisht me karrierën. Shqyrto planet e tua të afërta dhe shiko herë pas here se ç’mund të përmirësosh.
 
Mërkuri do të shkojë në prapavijë më 4 gusht dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 28 gusht. Gjatë kësaj. Do ta kesh ndjerë tanimë ngadalësimin e jetës dhe proceseve të ndryshme, ndaj prit që në këtë periudhë të ndodhin ca probleme në aspektin e komunikimit.
 
Kjo nuk do të thotë që nuk do ta përdorësh këtë periudhë, sidomos në aspektin e biznesit, kur Marsi do të bashkohet me Jupiterin. Do të hartosh plane të reja, ose do të fillosh me një ide sipërmarrjeje, me shumë gjasa në shtator. Për momentin, hulumto dhe eksperimento, pasi nuk këshillohesh të marrësh një vendim të prerë. Shtatori do të jetë muaji i përsosur për lëvizje të tilla.
 
Ndërkohë, më 4 gusht do të ndodhë edhe Hëna e plotë do të shkëlqejë qiellin. Hëna e plotë është në shenjën e Luanit, ndaj do të përqendrohet në shtëpinë tënde të romancës. Me rrezet e arta të një Jupiteri fatmirë, do të kesh një mundësi fantastike për të takuar dikë të ri dhe interesant. Këtë person të ri mund ta takosh në udhëtimet e tua në vende të afërta, qofshin në një arratisje të vogël në fundjavë. Vishu bukur, armatosu me buzëqeshjen tënde dhe jepi!
 
Nëse je në një lidhje romantike, do të kesh më shumë momente të bukura dhe intime me personin e zemrës. Argëtimi që do të përjetosh me të do të forcojë edhe më tepër lidhjen tënde.
 
Edhe nëse nuk ke plane për një romancë, mund të përfitosh nga kjo energji e bukur për të shprehur anën tënde artistike, e cila do të stimulohet shumë gjatë kësaj Hëne të re të 4 gushtit. Mund të shprehesh më shumë në artin tënd, ndoshta duke u kthyer në një projekt krijues, të cilin e ke lënë pas dore pa ndonjë shkak të caktuar.
 
Miqtë do të luajnë një rol të rëndësishëm gjatë këtij muaji, duke të të angazhuar në aktivitete të ndryshme, të cilat do të të dhurojnë shumë kënaqësi. Do të ketë një ngjarje të veçantë në jetën tënde, 1-2 ditë para shfaqjes së Hënës së plotë në Ujor, më datë 19 gusht. Ngjarja mund të ndodhë edhe më 23-24 gusht, në varësi të planeteve. Këtë periudhë mos u shqetëso për paratë, pasi çdo qindarkë e shpenzuar do ia vlejë. Njerëzit që do të takosh gjatë kësaj kohe do të jenë të suksesshëm dhe do të të shërbejnë për të ardhmen tënde. Ata do të të inkurajojnë të tregosh ëndrrat dhe dëshirat e tua. Një mik i ri do të të japë një këshillë super të vlefshme, e cila do të të afrojë edhe më shumë me qëllimin tënd.
 
Marsi, gjatë kësaj periudhe do të të mbështesë në heshtje, duke të të dërguar larg. Ndërsa Hëna e plotë në Ujor do të ndriçojë shtëpinë tënde të miqësisë. Por, Urani do të jetë në një pozicion jo shumë të favorshëm, çka do të sjellë probleme në lidhje me miqësinë dhe me paratë. Shmang çdo marrëveshje financiare që lidhet me miqtë, mos jep dhe mos merr hua para. Me Uranin do të përplaset edhe Mërkuri, ndaj fundjava e 17-18 gushtit nuk do të jetë një periudhë shumë e mirë për udhëtime. Gjatë kësaj kohe, mund të zgjidhësh problemet që lidhen me shtëpinë.
 
Mërkuri do të kthehet në pozicionin e vet më 28 gusht dhe do të ndjesh se ritmi i jetës tënde do të jetë shumë më i shpejtë. Hëna e re e 2 shtatorit do t’i zhvendosë gjërat në vendin e vet, por deri atëherë, do të jesh mëse gati që të rikthehesh me gjithë forcën tënde. Me një Pluton që do të ketë raport të përkryer me Afërditën, do të kesh një partner dhe bashkëpunëtor të ri në projektet e tua afatgjata.
 
Si dy ditët më të mira të gushtit, mund të konsiderosh datën 7 dhe 14. 7 gushti do të sjellë mundësi të reja në dashuri e romancë; 14 gushti, një ditë perfekte për udhëtime, si dhe projekte që përfshijnë komunikimin, shkrimin, fjalime publike etj.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Dashi dhe Demi

Ky muaj është mjaft i këndshëm, sidomos në aspektin e punës. Nëse punon për veten dhe do të krijosh një produkt/shërbim të ri për t’ia ofruar klientëve të tu, do të shohësh rritje të të ardhurave, në varësi të përkushtimit tënd. Pra, sa më shumë përkushtim, aq më shumë para.
 
Këtë muaj duket se ke nisur të shqyrtosh çështje që lidhen me shtëpinë tënde dhe ndjen se mund të kesh nevojë për të bërë ndryshime dhe prekje të reja, për ta bërë atë më të bukur dhe të rehatshme. Nëse do të shpërngulesh, pasi të nevojitet më shumë hapësirë, ky është muaji ideal. Energjia e Hënës së re të 4 gushtit, plus Marsi dhe Planeti, të cilët duket se do të jenë shumë miqësorë, do të krijojnë mundësi të reja dhe do të jesh gati të ndërmarrësh veprime të reja. Do të kesh shumë alternativa të kënaqshme, ndaj zgjidh më të mirën për veten.
 
Aktualisht, Marsi po kalon në shtëpinë tënde të të ardhurave, kështu që ka mundësi të harxhosh më shumë para se zakonisht gjatë këtij muaji. Mund të jesh gati të blesh një shtëpi të re, të marrësh me qira një apartament ose një shtëpi pushimi, apo të bësh riparime të mëdha, të rëndësishme. Ka shumë mundësira dhe të gjitha do të të japin kënaqësinë që ndoshta të ka munguar gjatë kësaj periudhe.
Përpara ke dy ditë të shkëlqyera, të cilat do të fokusohen te shtëpia dhe familja. 7 gushti do të sjellë Diellin në sektorin e shtëpisë dhe Jupiteri do të kujdeset për sektorin tënd financiar. Nëse je duke shitur një pronë, kjo është dita e duhur për të marrë ofertën më të mirë. Nëse je duke blerë një pronë, atëherë do të negociosh me një shitës potencial. Data tjetër është 14 gushti, ku Jupiteri dhe Marsi do të të ofrojnë përfitime të reja.

Qartazi, edhe karriera jote është në prag të një suksesi të madh. Plutoni, planeti i fuqisë, ka arritur në kulmin e grafikut tënd dhe në shtëpinë e dhjetë të çmimeve, nderimeve dhe arrittjeve. Plutoni planifikon të qëndrojë atje për 20 vitet e ardhshme, ndaj kjo është një shenjë e mirë për sigurinë që do të marrësh në aspektin financiar. Me Plutonin në shenjën tënde, do të kesh shumë qëndrueshmëri.

Nga karriera, mund ta zhvendosësh shpejt vëmendjen te familja dhe shtëpia. Kjo mund të ndodhë më 19 gusht, në Hënën e plotë në Ujor. Urani do të përqendrohet te pasuritë e paluajtshme, çështjet e shtëpisë dhe ato familjare. Kjo Hënë e plotë mund të të sjellë probleme të papritura dhe gjërat mund të shkojnë papritur keq. Për shembull, nëse ke gjetur një shtëpi që të pëlqen, mund të hasësh probleme me mobiliet apo elektroshtëpiaket. Megjithatë, në të ardhmen, gjërat do të rregullohen për ty.

Dashuria dhe romanca janë po ashtu në planet e tua. Duhet të theksojmë se tani në gusht mund të hidhni farat dhe shtatori do të sjellë për ty një romancë të re, të bukur dhe serioze. Nëse tanimë je në një romancë, mund të shkosh në një fazë të re.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.