Instagramming

Elgit Doda flet për arrestimin e Noizy-t: “Është kërcënuar, sulmuar e dhunuar”

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2024

Elgit Doda flet për arrestimin e Noizy-t: “Është 

Në mëngjesin e ditës së sotme, u bë me dije se policia e Shqipërisë arrestoi Noizy-n, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka dhunuar Medi Isenin, një person të njohur në TikTok.
 
Lidhur me arrestimin e reperit ka reaguar edhe artisti Elgit Doda, i cili në një postim në Instagram shkroi se mbështet reperin, i cili është sulmuar e dhunuar verbalisht.

“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë (të jesh) i cenueshëm dhe tabelë qitjeje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit. Unë jam sot #MeNoizyn, artistin që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri”, shprehet Elgiti.

Më tej, vijon:

“Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim se disa personazhe përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të na kërcënuar deri edhe me jetë? Më pas, i dalin zot dhunës së tyre verbale e prapë së prapë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat ndalohet pa pasur asnjë provë kundër tij?”.

Elgiti u shpreh se është me Noizy-n për disa arsye:

“Sot jam #MeNoizyn për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj pinës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard”.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mbështesin reperin, për t’u dhënë përkrahje të tjerë personave që sulmohen nga personazhet në TikTok:
 
“Ju ftoj të gjithëve të jeni #MeNoizyn, për t’u dhënë mbështetje atyre që janë tabelë qitjeje në TikTok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të idetifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji”.

Elgit Doda flet për arrestimin e Noizy-t: “Është

Sa i përket arrestimit të Noizy-t:

Sipas Klan News, arrestimi i reperit është kryer nga forcat policore në Kune të Shëngjinit, ku po shkonte për të performuar në një klub nate.

Noizy ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar një tiktoker. Së bashku me Noizy-n është arrestuar edhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari).

Noizy akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Mendohet se ai, së bashku me grupin e tij dhe reperin Stresi, kanë dhunuar Medi Isenin, një person i famshëm në TikTok. Ngjarja ka ndodhur më 2 gusht në Pejë dhe që prej asokohe, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Pritet që reperi të ekstradohet në Kosovë.

Për më tepër, lexoni artikullin e mëposhtëm: