Bebe Rexha po shijon një romancë të re! Ajo u fotografua duke u puthur me Simos Liakos gjatë pushimeve të tyre në Itali. 34-vjeçarja dhe i dashuri i saj shihen mjaft të afërt dhe të dashuruar, ndërsa marrin rreze dielli.

Kush është Simos Liakos?
Simos është arkitekt grek, i diplomuar për ariktekturë në universitetin e Patras dhe në universitetin “Alba” në Athinë. Ai është i apasionuar pas artit, arkitekturës dhe letërsisë, të cilat e kanë ndihmuar edhe në procesin e tij krijues.
Pra, Bebe është e dashuruar me një artist!

Lajmi i romancës së saj të re vjen pas ndarjes së bujshme së këngëtares me Keyan Safyari, i cili komentoi peshën e saj. Bebe u nda nga ish-i dashuri dhe publikisht, në një koncert në Londër, bëri me dije se mund të bëhej paksa e ndjeshme, sepse sapo kishte përjetuar një ndarje.
Artikuj të sugjeruar:
- Bebe Rexha shpërthen ndaj industrisë së muzikës:
- Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”
- Ç'ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin
- Bebe e pati me 2 mendje paraqitjen në MTV VMA 2023 për shkak të komenteve për peshën
- Nga Bebe, Cardi B te MC Kresha: Si e shpjegojnë ekspertët sjelljen agresive të fansave?
- Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi për peshën