
Pas performancës muzikore në Lojërat Olimpike Paris 2024, duket se Lady Gaga ka vendosur që të “luajë” me disa ndryshime në pamjen e jashtme dhe e ka nisur pikërisht me flokët. Artistja ka hequr dorë nga nuanca bionde platin duke u kthyer në brune.

Kanë mjaftuar disa foto në Instagram që ajo të shfaqet e veshur me një pallto me print animal dhe syze dielli të bardha.
Gaga i ka postuar këto foto të shoqëruara me një emoji televizori, si për të paralajmëruar ndonjë projekt të ri televiziv ose videoklip muzikor. Kujtojmë që ajo i ka pasur edhe më parë flokët në nuancë plotësisht të zezë, por ka kaluar shumë kohë pa një ndryshim. Pra, na është dukur sikur kemi një artiste përjetësisht bionde!
View this post on Instagram
Ndryshimi i flokëve të këngëtares së hitit “Mother Monster” vjen vetëm pak orë përpara daljes së bashkëpunimit të saj me artistin Bruno Mars. Kënga e re, “Die with a smile” ka dalë vetëm pak orë më parë në Youtube dhe ka marrë tashmë mijëra pëlqime virtuale.
Gaga i siguroi fansat se kënga e re nuk do të jetë pjesë e ndonjë albumi të ardhshëm, ndërsa ende nuk dihen shumë gjëra rreth angazhimeve të saj të momentit mes muzikës, filmave etj.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle