Nëse ke kërkuar ndonjëherë në Google për “personalitetin e Virgjëreshës”, je hasur me cilësi të tilla: perfeksioniste, e organizuar, e pastër, paksa gjykuese. Të gjitha janë të vërteta, ama, kjo është vetëm maja e ajsbergut.
Sa i përket dashurisë, Virgjëresha, ndryshe nga shumë shenja, nuk do një marrëdhënie fatale, pasionante, të pamundur, që frymëzon romane e filma. Ajo do një dashuri të qetë, e cila ndërtohet ngadalë, me durim dhe ka themele të forta.
Virgjëresha sheh djallin në detaje, ndaj gjithë kohës e pyet partnerin/en për gjëra që në dukje janë të parëndësishme, por që për të bëjnë shumë sens. Kjo shenjë mbledh të dhëna dhe informacione që të dijë se ç’kërkon personi tjetër, në ç’pikë janë në marrëdhënien e tyre, si dhe ide se si mund ta surprizojë. Nga ana tjetër, Virgjëresha është shumë besnike, e respektueshme dhe sigurisht, kërkon të njëjtën gjë nga personi tjetër.
Kjo shejnë udhëhiqet nga Mërkuri, ndaj ka nevojë për dikë që e kupton, komunikon dhe bën një analizë logjike të ngjarjeve dhe situatave. Virgjëresha ka aftësinë që të gjejë zgjidhje në çdo situatë, por kjo nuk do të thotë që personi tjetër duhet të nisë problemet. Kjo shenjë Toke tërhiqet nga e bukura dhe e mençura, ndaj nëse nuk i ke këto cilësi, as mos e tento.
Virgjëresha ka një problem: S’i ka mirë marrëdhëniet me kritikat, ndaj mendohu 1,000 herë para se të kritikosh sistemin e saj të punës apo jetës. Mos na keqkupto! Ne e thamë dhe më sipër që për Virgjëreshën, shumë rëndësi ka komunikimi, ndaj nëse “kritika” jote kthehet në sugjerim, është mëse e mirëpritur.
Edhe një këshillë tjetër: Mos e vër kurrë në diskutim stilin e një Virgjëreshe! Ajo është autentike dhe nuk mahnitet nga tendencat e modës që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.
Artikuj të sugjeruar: