Celebrity

Thuhet se Meghan i ka vendosur këtë kusht Harry-t për rikthimin në Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga Anabel

26 Gusht 2024

Thuhet se Meghan i ka vendosur këtë kusht Harry-t për rikthimin
FOTO: GETTY IMAGES

Tani që princ Harry dhe Meghan Markle janë kthyer në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas një turi takimesh dhe konferencash në Kolumbi, çifti thuhet se është duke rishqyrtuar idenë e një vizite të ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Mes faktit që Harry ka mall për të vëllanë dhe babanë, një ekspert mbretëror është shprehur se Meghan ka një “kusht madhor” për t’u rikthyer në Angli me fëmijët e saj dhe kjo shkon përtej pjesës së sigurisë.

Meghan thuhet se e ka bërë të qartë faktin se nëse kthehet në Angli nuk ka në plan të qëndrojë në një shtëpi me vjehrrit e saj. Autori dhe eksperti mbretëror Tom Quinn tha për The Mirror se:

“Meghan ka thënë se është e gatshme të kthehet në Angli vetëm nëse ajo dhe Harry kanë një vend të tyrin, ndërsa siguria për ta dhe fëmijët është parësore. Meghan nuk do të kthehet kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar që të qëndrojë në një ambient me njerëzit e bashkëshortit të saj.”

Çifti i famshëm ka jetuar më parë në Frogmore Cottage nga viti 2019 deri në vitin 2020, deri në momentin kur ata u dëbuan nga rezidenca mbretërore. Për Harry-n, ky vendim ka qenë një “shuplakë në fytyrë”, u shpreh eksperti për “The Mirror” asokohe.

Thuhet se Meghan i ka vendosur këtë kusht Harry-t për rikthimin
FOTO: GETTY IMAGES

"Harry u ndje keq dhe i mërzitur për shkak të dëbimit nga Frogmore," ka thënë autori mbretëror. "Ai mendon se ky vendim ishte një shenjë hakmarrjeje nga i atit ndaj vendimit të tij për t’u larguar nga familja mbretërore dhe gjithë funksionet që vinin nga ky rol,” shtoi i njëjti burim.

Përveç kësaj, princ Harry është përfshirë në një betejë gjyqësore katërvjeçare për të rivendosur sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e gruas dhe fëmijëve të tij. Ndërsa kërkesa e tij fillimisht u refuzua, ai fitoi të drejtën për ta apeluar vendimin e gjykatës në qershor.

Nëse plotësohen këto kushte, Quinn i tha gazetës se ekziston mundësia që dy fëmijët e çiftit të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar dhe të kenë kësisoj një takim me kushërinjtë e tyre George, Charlotte dhe Louis.

"Nëse çifti arrin të gjejë një shtëpi të përhershme dhe të zgjidhë çështjen e sigurisë, ata me siguri do të duan t'i sjellin fëmijët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, por do të duhet shumë diplomaci për të arritur në pikën ku Archie dhe Lili të takohen me kushërinjtë e tyre.”

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle