Celebrity

Megan Thee Stallion konfirmon romancën, por pendohet shpejt

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2024

Megan Thee Stallion konfirmon romancën, por pendohet shpejt

Megan Thee Stallion konfirmoi romancën me basketbollistin e Chicago Bulls, Torrey Craig, duke publikuar një video ku çifti bënte një video në TikTok. Më pas, për arsye të panjohura, Megan e fshiu videon.

@much

Megan Thee Stallion does the couple's challenge with Chicago Bulls player Torrey Craig ? [via theestallion/TT Stories]

? original sound - MuchMusic

Në videon në fjalë, çifti u përgjigjej disa pyetjeve që lidheshin me romancën e tyre. Ndër të tjera ata u përgjigjën se kush tha “të dua” i/e pari/a (spoiler: drejtuan me gisht nga njëri-tjetri) dhe pranuan se Megan është personi që puth më mirë.

Megan Thee Stallion konfirmon romancën, por pendohet shpejt

Më parë, Megan Thee Stallion ka qenë në një romancë me Pardison Fontaine. Ata festuan në tetor të vitit 2022 përvjetorin e dytë të lidhjes, ndërsa Megan ishte ende në proces gjyqësor me Tory Lanez, i cili i qëlloi me armë në këmbë. Ata u ndanë në maj të vitit 2023 dhe më tej, Megan u fotografua me futbollistin belg, Romelu Lukaku.

Megan Thee Stallion konfirmon romancën, por pendohet shpejt

Nga ana tjetër, Craig ka qenë i lidhur me Nicole Zavala. Ai iu bashkua NBA në sezonin e vitit 2017-2018 dhe ka luajtur me disa skuadra. Craig është babai i një djali 10-vjeçar, të quajtur Braylon.

Artikuj të sugjeruar: