
George Clooney ka folur pa doreza për njohjen dhe miqësinë e ngushtë me Brad Pitt, por si është ndjesia e të ndarit të punës me një mik? George dhe Brad janë protagonistët e filmit më të ri “Wolfs” (Ujqërit) që pritet të dalë në kinematë botërore pas disa ditësh.
Ndërkohë, të dy aktorët e famshëm u shfaqën dje në Festivalin e Filmit të Venecias, duke bërë edhe batuta me gazetarët dhe admiruesit e tyre për miqësinë e hershme mes të dyve.
“Nuk ka asgjë të mirë për të folur,” tha George me shaka, ndërsa firmoste disa autografe. “E gjithë kjo është një fatkeqësi!”
Por, teksa mori tone serioziteti, George shtoi se: “Është kënaqësi të punosh me njerëz që i njeh shumë mirë.”
“Wolfs” është një thriller ku luan Pitt dhe Clooney në rolet e dy njerëzve të fiksuar pas mbulimit të një krimi të profilit të lartë. Dyshja kanë luajtur së bashku në disa filma të tjerë gjatë viteve, si në trilogjinë “Ocean” (“Oqeani”), “Burn After Reading” (“Digje pasi ta kesh lexuar”) dhe “Confessions of a Dangerous Mind” “Rrëfimet e një mendjeje të rrezikshme”).
Në të njëjtën kohë, George zgjodhi që t’i përgjigjej edhe një artikulli të publikuar së fundmi në “New York Times”, në të cilin thuhej se Pitt është paguar “35 milionë dollarë” për rolin në këtë film.

"Ishte një artikull interesant dhe cilido qoftë burimi për pagën tonë, ju siguroj se ajo është miliona e miliona e miliona dollarë më pak se sa është shkruar aty. Mendoj se një qasje e tillë ndikon për keq, sidomos në industrinë e filmit sepse ndërton një standard të gabuar për nivelin e pagave në kinematografi,” shton ai.
Në numrin më të fundit të revistës “GQ”, George dhe Pitt folën sërish hapur për miqësinë e tyre dhe mënyrën si e mbështesin njëri-tjetrin.
"Ne jemi miq për një kohë të gjatë," tha George për revistën. "Dhe kjo është diçka e bukur sepse ne kujdesemi për njëri-tjetrin, pasi nëse gjërat shkojnë keq ne gjithmonë sigurohemi që të gjithë janë mirë.”
Artikuj të sugjeruar:
- Prit, çfarë? Pas 16 vitesh do të shohim në një film Brad Pitt dhe George Clooney
- George Clooney thotë se Matthew Perry ‘nuk ishte i lumtur’ kur xhirohej ‘Friends’
- Ky zakon i George Clooney do t’ju bëjë të merrni direkt letrën, stilolapsin & të shprehni dashurinë
- George Clooney tregon momentin e sikletshëm kur puthi Julia Roberts në sy të bashkëshortes
Burimi: People