Mira Murati mund të jetë një ndër emrat më të shquar në inteligjencën artificiale rishtazi, pasi udhëhoqi ekipin që krijoi ChatGPT, por sërish, nuk ka se si t’i shpëtojë pyetjes tipike të nënave shqiptare: “Kur do martohesh?”.
Mira tregoi se për të ishte shumë e vështirë që t’u shpjegonte prindërve se me çfarë përkon ekzaktësisht inteligjenca artificiale dhe puna e saj, para lançimit. "Ime më jeton në Itali, kështu që ime motër i tregoi se si funksiononte ChatGPT", pra, mënyrën se si mund të shkruaje dhe ChatGPT të shpjegonte. E ëma nisi të shkruante në shqip, tregoi Mira dhe patjetër që e mori më personale seç duhet.
“Ajo tha nëse mund të pyeste për gjithçka dhe motra ime i tha “po” dhe ajo shkroi: "Kur do martohet Mira?”. Motra ime i tha: “Mami, nuk është magji. Është ende inteligjencë artificiale”, shtoi Mira me shaka, duke theksuar se e ëma po krijonte një ndërveprim shumë natyral me inteligjencën artificiale dhe ajo mendoi se mund ta pyeste *vërtet* për gjithçka.
OpenAI's Mira Murati says the first time her mother used ChatGPT she asked it, "When will Mira get married?" pic.twitter.com/9gNRvrjA6p
— Tsarathustra (@tsarnick) September 3, 2024
Mira është me origjinë nga Vlora dhe pyetja kuptohet që është bërë nga një mama shqiptare. Ajo mendon se ChatGPT ka potencialin që të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit mësojnë, përmes një kurrikule të thjeshtë dhe thelbësore, e cila ofron një model të qartë, përmes të cilit njerëzit kuptojnë dhe mësojnë koncepte që i përshtaten nivelit të tyre të të nxënit dhe të kuptuarit.
Sipas saj, ChatGPT mbart një potencial të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në edukimin që i përshtatet çdo personi që zgjedh ta përdorë, por sërish nuk po gjen një bashkëshort të denjë për të, ose nuk ka një përgjigje fikse për datën se kur Mira do të martohet, sepse fundja e ëma do ta dijë me çdo kusht!
Artikuj të sugjeruar:
- Mira Murati në listën e 25 grave me më shumë ndikim në botë, sipas Financial Times
- Pyetëm ChatGPT se cilat ide biznesi funksionojnë në këtë periudhë dhe na dha këto përgjigje
- Pyetëm ChatGPT se si mund ta përmirësojmë Shqipërinë dhe na dha disa zgjidhje
- Cilat vende duhet të vizitoni në Shqipëri, sipas ChatGPT
- Pse ChatGPT ka potencial të madh për të përmirësuar parandalimin e kancerit