Showbiz dhe TV

Eva Alikaj thotë se nuk e ka parë kurrë të plotë “Pallatin 176"

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2024

Eva Alikaj thotë se nuk e ka parë kurrë të plotë

Nëse ka një rol në karrierën e saj artistike që e identifikon më së shumti Eva Alikajn, le ta pranojmë që është ai i Elsës te “Pallati 176”. Aktorja, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, foli për projektet artistike dhe rolet në film dhe teatër dhe në mes të bisedës zbuloi se nuk e ka parë kurrë të plotë “Pallatin 176”.

“Para se të vija në emision, djali më rregulloi YouTube-n dhe aty më doli “Pallati 176”. Unë nuk e kam parë të them të drejtën, sepse ne nuk i shohim gjërat që dalin nga ne. Pra, e kam parë me fragmente,” tha ajo.

Rudina Magjistari, e habitur nga kjo përgjigje, i tha se nuk e beson një fakt të tillë, për sa kohë që shqiptarët 17 majin e kanë kthyer në një "festë kombëtare" dhe dinë përmendësh çdo batutë të asaj shfaqjeje.

“Besoje që nuk e kam parë! Sa herë dua të shoh televizor, çdo dy apo tre ditë më del Eva dhe i them vetes se nuk kam kohë të të shoh, kam punë!” tha ajo me humor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RUDINA - TV KLAN (@rudinatvklan)

Kujtojmë që Eva Alikaj është prej disa muajsh në Tiranë, për shkak të angazhimit në rolin protagonist të Maria Callas që do ngjitet së shpejti në skenën e TKOB.

Artikuj të sugjeruar: