
Duket se artistja është duke punuar për albumin e saj të shtatë dhe ka një shtysë më të fortë për ta çuar përpara këtë projekt: të fejuarin e saj.
Sipas një interviste që Gaga ka dhënë për kopertinën e revistës “Vogue”, ajo është shprehur se albumi i ri del në muajin shkurt të vitit tjetër dhe personi që e shtyu më shumë drejt kësaj sipërmarrjeje artistike ishte pikërisht i fejuari i saj, Michael Polansky.
“Michael është personi që më kërkoi të bëja një album të ri pop,” thotë ajo. “Ai më tha: “Shpirt, unë të dua. Por, ti duhet të bësh muzikë pop.”
I fejuari i këngëtares foli gjithashtu gjatë intervistës duke zbuluar detaje nga projekti i ri i Gaga-s, teksa shtoi se ajo është shumë e lumtur që po krijon muzikë të re.
“Ashtu si çdo njeri tjetër që do të bënte të njëjtën gjë për personin që dashuron, edhe unë e inkurajova atë që të mbështetej në risitë e albumit të ri,” tha ai për “Vogue”.
“Në turneun “Chromatica Ball Tour”, pashë shumë pasion tek ajo dhe unë dua që ajo ta mbajë gjallë këtë emocion duke bërë muzikë të re. Diçka që e bën atë të lumtur dhe jo vetëm!”.

Gaga nuk zbuloi shumë detaje rreth albumit të ri, por pritet që hiti i parë të publikohet në tetor. Por, ajo nuk e kurseu faktin se procesi i krijues për këtë album është në kontrast të plotë me atë kur regjistroi “Chromatica” në vitin 2020.
“Ndiej sikur ky album i ri, në shumë mënyra, është një vend lumturie. Unë dhe Michael jemi vërtet të emocionuar që po e realizojmë këtë dhe le ta konsiderojmë si prodhimin tonë artistik të parë në çift.”
Artikuj të sugjeruar:
- Joaquin Phoenix tregon sakrificat që ai dhe Lady Gaga bënë për filmin “The Joker: Folie à Deux”
- Lady Gaga mbërriti në Festivalin e Filmit në Venecia për të na treguar unazën *gjigante* të fejesës
- Lady Gaga është shembulli që një bionde mund të bëhet brune dhe të duket WOW
- Në fakt, Lady Gaga dhe partneri qenkan fejuar para ca kohësh dhe ne nuk dinim asgjë :)
- Surprizë! Rikthehet Lady Gaga: “E lumtur, duke bërë muzikë”
Burimi: Bustle