Celebrity

Margot Robbie shfaqet për herë të parë në publik me barkun e rrumbullakosur dhe duket WOW

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2024

Margot Robbie shfaqet për herë të parë në publik me
FOTO: Steve Granitz/FilmMagic/Getty Images

Margot Robbie u shfaq për herë të parë në publik me barkun e rrumbullakosur dhe po, duket yll! Shtatzënia e saj u konfirmua në muajin korrik, teksa ishte në pushime dhe me bashkëshortin dhe disa miq të përbashkët. Që prej asaj kohe, Robbie ka shijuar ditët e saj të ëmbla dhe i është rikthyer rishtazi promovimit të filmit  “My Old Ass".

Margot Robbie shfaqet për herë të parë në publik me
FOTO: Amanda Edwards/Getty Images Entertainment

Kjo komedi u bë shkak që Margot të dalë në publik e veshur me një fustan të gjatë në nuancë gri, me një material elastik. Këpucët elegante, aksesorët prej floriri dhe grimi i lehtë krijuan një pamje shumë elegante të aktores së njohur. Jaka asimetrike, dekolteja e hapur dhe e çara e fustanit ishin detajet e tjera të lezetshme që ranë në sy në stilin e aktores.

Margot Robbie shfaqet për herë të parë në publik me
FOTO: GETTY IMAGES

Ky film pritet të dalë së shpejti në kinematë botërore.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: TZR