Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë finalizuar divorcin e tyre, pas konflikteve të shumta. Ish-çifti ka rënë dakord të martën, më 10 shtator 2023, për të zgjidhur martesën e tyre kaotike. Detajet për kujdestarinë e vajzave të tyre, Willa, 3 vjeç dhe Delphine, 2 vjeç, nuk është bërë i ditur.
Dyshja njoftoi njerëzit më 28 tetor të vitit 2023 se do të divorcohej. Ylli i “Game of Thrones” dhe këngëtari u përfshinë në disa debate dhe kunja, për kujdestarinë e vajzave të tyre.
Turner e akuzoi ish-bashkëshortin se ai po mbante ‘peng’ pasaportat e vajzave që ajo të mund të mos i merrte me vete gjatë udhëtimeve të saj, ndërsa Jonas i mohoi akuzat. Më tej, Turner i pezulloi akuzat dhe ata dakordësuan për bashkëprindërimin.
Ndërkohë, Sophie është në një lidhje me aristokratin britanik Peregrine Pearson, ndërsa Jonas është shfaqur shumë i afërt me aktoren Laila Abdallah në Greqi.
Artikuj të sugjeruar: