Showbiz dhe TV

Merr fund dilema! Kiara zbulon se cilin program do të moderojë

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2024

Merr fund dilema! Kiara zbulon se cilin program do të moderojë 

U përfol shumë se ku do ta shohim Kiara Titon këtë sezon dhe rishtazi, vetë moderatorja na ka treguar se një dëshirë e saj e hershme është realizuar dhe lidhet me prezantimin e “Portokallisë”.

Kiara u ka dhënë ndjekësve mundësinë që t’i bëjnë pyetje në Instagram dhe ka ndarë detaje që nuk i prisnim. “Cilin emision do të prezantosh?” ishte pyetja dhe moderatorja u përgjigj:

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem në familjen e madhe të Top Channel, në sezonin e 42 të “Portokallisë”. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”.

Merr fund dilema! Kiara zbulon se cilin program do të moderojë

Kiara do t’i bashkohet kështu Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës në një rrugëtim të ri në karrierën e saj. Fillimisht, emri i Nevinës u konfirmua dhe më tej u tha se edhe një tjetër moderatore do të krijonte ‘treshen e prezantuesve’. Ndonëse u mbajt për ca kohë sekret, vetë Kiara zgjodhi t’i japë fund dilemës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portokalli (@portokallitch)

Epo, suksese!

Artikuj të sugjeruar: