
Pavarësisht faktit se ajo sot është një nga aktoret më të famshme të Hollywood-it dhe një nga gratë e cilësuara si më të bukurat në botë, kur Nicole Kidman ishte adoleshente, ka kaluar një periudhë të vështirë dhe plot pasiguri për shkak të gjatësisë dhe trupit të dobët. Në vend të vajzës së hollë dhe elegante, Kidman ka dëshiruar që të jetë më e shkurtër dhe me forma më të lakuara.
"A mund ta besoni? Gjatë gjithë jetës sime doja të isha thjesht 157 centimetra, por fatkeqësisht isha 180 centimetra, e dobët dhe pa gjoks. Unë e kisha kompleks këtë gjë, ndërsa për stilistët që krijonin veshjet e mia në filma apo dalje publike ishte një bonus i madh,” tha aktorja në një intervistë për “Vogue”.
"Dua të them, unë isha një vajzë me flokë të kuqe, me lëkurë në ngjyrë gruri të hapur, e cila ishte pothuajse 180 centimetra që në moshën 14-vjeçare," tha ajo. Kjo bëhej shkak që të ngacmohej nga djemtë dhe të mos ndihej akoma një vajzë e vogël.
“Sigurisht që ngacmohesha dhe kjo nuk ishte diçka e pranueshme për mua. Kështu që sa herë që më jepej shansi që të udhëtoja nëpër botë për shkak të punës apo roleve të para në kinema, ndihesha si një vajzë e vogël që kishte shans të bëhej pjesë e botës së artit dhe filmit, me forcat e saj dhe pa shumë fantazi.”

Përtej pasigurive për trupin, Kidman është përkushtuar gjithnjë në pjesën e veshjeve dhe stilit duke bashkëpunuar me stilistë të famshëm nga e gjithë bota.
"Unë u rrita duke parë Audrey Hepburn dhe Grace Kelly, këto gra ishin ikona të modës, ndaj thjesht mendoja që kur ato kishin shans të përcillnin stilin e tyre në Hollywood, edhe mund ta bëja duke punuar me stilistë të ndryshëm. Kisha linjat dhe fizikun për të cilin me kalimin e moshës nisa të kem më shumë siguri për veten dhe pamjen time,” përfundon aktorja e famshme.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Instyle