Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë sërish duke u takuar së bashku, gjatë procesit të divorcit të tyre. Ish-çifti (i cili ende takohet dhe puthet) u takuan gjatë periudhës së shkollës për fëmijët e tyre. Një burim për TMZ tha se gjithsesi, ata nuk po rikthehen bashkë dhe sërish, do të divorcohen.
Ky takim i dytë, vjen pas atij në Polo Lounge në hotelin “Beverly Hills”, ku dyshja u pa duke shkëmbyer puthje. Një burim tha për Page Six se Ben thjesht nuk i mbante dot duart larg J.Lo dhe se ata të dy kanë pasur gjithnjë super kimi seksuale.
Ben dhe Jen do të nisin edhe promovimin e filmit të tyre “Unstoppable” dhe qartazi, ata duan t’i tregojnë botës se janë rehat dhe nuk ka drama në divorcin e tyre.
Artikuj të sugjeruar: