George dhe Amal Clooney u paraqitën në ceremoninë e “The Albies” në New York. Ceremonia ishe organizuar nga “The Clooney Foundation for Justice”, një organizatë e krijuar nga yjet e famshëm në vitin 2016. Në një intervistë ekskluzive për “People”, George foli për të shoqen në mënyrën më të bukur:
“Do mbështes gjithçka ku përfshihet ime shoqe. Ajo është gjithnjë në anën e saktë të historisë dhe jam gjithmonë shumë krenar që jam në të njëjtën dhomë me të”, tha aktori.
Nga ana tjetër, edhe Amal shtoi se George është një zë i fortë fantastik dhe se “ka shumë rëndësi për të që të mund të bëjnë gjithë punën së bashku”.
"Ai më ka ndihmuar t’u jap jetë historive që do të tregojmë sot”, u shpreh avokatja.
Çifti feston sot (27 shtator 2024) 10-vjetorin e martesës së tyre dhe George tregoi planet për këtë ditë të veçantë: “Do e çoj në një vend special sot (në mesnatë), por ajo s’e di se ku”, tha ai në mënyrë seksi dhe misterioze.
Çifti, i cili është kthyer në një prej të preferuarve të publikut, janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella, 7 vjeç dhe sa herë shfaqen në një event, gjithnjë tërheqin të gjithë vëmendjen.
Artikuj të sugjeruar: