
Të bësh një shkëputje për një sy gjumë, sidomos kur jeni në mes të një projekti apo një vrulli pune, nuk është gjithmonë një hap i thjeshtë. Por, nëse ndiheni të pamotivuar dhe joproduktivë, atëherë një teori e re që po qarkullon në TikTok është ajo e “dremitjeve të shkurtra” dhe që ndikon në pjesën e produktivitetit tuaj.
Krijuesi i kësaj teorie, Thomas Edison thotë se sa herë që përpiqej të zgjidhte një problem matematike apo një problem në punë, gjithmonë shkëputej për pak minuta gjumë. Dremitja ideale supozohet të jetë rreth 20 minuta, por qëllimi është që ju të zgjoheni gjatë fazës kalimtare mes të qenit zgjuar dhe gjumit.
Kjo gjendje ndodh kur trupi juaj relaksohet dhe truri përjeton diçka të quajtur "hipnagogji" ose vizione si ëndrra, dhe ato shpesh lidhen me atë që sapo kishit menduar pak para se të flinit. Një studim i vitit 2021 i realizuar nga studiuesja Delphine Oudiette dhe kolegët e saj në “Northwestern University” u zbulua se “zona e muzgut”, siç njihet ajo mes gjumit dhe zgjimit krijon atë gjendje që quhet hipnagogjike.
Studimi u publikua në revistën Science Advances dhe tregoi se kjo qasja ndikon shumë në rritjen e produktivitetin në punë, por edhe përditshmërinë tuaj.
"Kjo gjendje karakterizohet nga një lidhje e shtuar e ideve, të menduarit e palogjikshëm dhe rritje ndaj stimujve të jashtëm. Të gjithë këto faktorë mund të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi ku të menduarit krijues dhe zgjidhja e problemeve mund të marrin tjetër hov," thotë trajnuesja e gjumit Carlie Gasia.
Nëse po përpiqeni të gjeni një mënyrë për të zgjidhur një problem në punë, një pushim i shkurtër mund t'ju ndihmojë t’i jepni zgjidhe shumë situatave.
Si ta praktikoni këtë lloj dremitjeje?
Herën tjetër që do të ndiheni jokreativ/e ose të ngecur nga ana mendore, Gasia sugjeron që të zhvendoseni në një mjedis ??të freskët, të errët dhe të qetë për një pushim të shpejtë. Rehatohuni dhe lërini muskujt tuaj të relaksohen. Gjumi ideal duhet të jetë pesë minuta ose më pak. "Me një sy gjumë kaq të shkurtër, nuk keni kohë të mjaftueshme për të fjetur plotësisht, kështu që ju hyni në gjendjen hipnagogjike," thotë ajo.
Për t'u siguruar që do të zgjoheni shpejt, mund të provoni të mbani diçka në dorë, si një shishe uji apo telefonin, në mënyrë që nëse këto objekte bien nga dora ju mund të zgjoheni direkt.
Artikuj të sugjeruar:
- 10 llojet e emocioneve që nënvlerësohen në vendin e punës: Si t’i përdorni me zgjuarsi
- Kompanitë që kanë orare fleksibël kanë punonjësit më të lumtur, thotë studimi
- Nuk do e besosh, por ndonjëherë të qenit më pak produktiv/e mund të jetë më mirë
- A mund të jeni të lidhur emocionalisht me vendin e punës?