
Përpos projekteve në sferën profesionale, si filmi i ri “Joker: Folie à Deux” dhe albumi “Harlequin”, Lady Gaga po përgatitet gjithashtu për një tjetër moment historik në jetën private: dasmën e saj me të fejuarin Michael Polansky.

E ftuar në “The Graham Norton Show” për të diskutuar për vazhdimin e “Joker” dhe albumin muzikor shoqërues të filmit, Gaga foli edhe për jetën private, duke përfshirë edhe fejesën me Polansky-n.
“Ai më propozoi në 1 prill dhe mendova se po bënte shaka,” rrëfeu Gaga, duke shtuar se fillimisht donte ta mbante sekret fejesën me njeriun e saj të zemrës.
Lajmi u zbulua aksidentalisht disa muaj më vonë, kur artistja bashkë me të fejuarin panë nga afër Lojërat Olimpike 2024 në Paris dhe në një video që qarkulloi në internet, Gaga e kishte prezantuar Polansky-n te kryeministri francez Gabriel Attal si të fejuarin e saj. Kryeministri e shpërndau më pas videon në TikTok dhe kaq mjaftoi që njerëzit të bindeshin që Gaga ishte fejuar, diçka që u pohua nga goja e këngëtares.
@gabriel_attal Thank you Lady Gaga for your stunning performance at the opening ceremony. It was breathtaking. ??
? son original - Gabriel Attal
Thuhet se çifti e nisi lidhjen lidhjen në vitin 2019, për ta konfirmuar më pas me një postim në Instagram gati një vit më vonë. Artistja e hitit “Bad Romance” nuk ka zbuluar gjatë kësaj kohe shumë detaje për Michael, por në një intervistë me Morning Joe në rrjetin televiziv MSNBC, ajo e quajti atë “dashuria e jetës sime”.
Artikuj të sugjeruar:
- Lady Gaga flet për zërat se në fakt, është burrë
- Lady Gaga thotë se është shëruar nga fibromialgjia: Ç’duhet të dimë për këtë çrregullim
- MTV Video Music Awards 2024: Lista e plotë e fituesve
- Për albumin e ri të Lady Gaga-s duhet t’i jemi mirënjohës të fejuarit të saj
- Joaquin Phoenix tregon sakrificat që ai dhe Lady Gaga bënë për filmin “The Joker: Folie à Deux”
Burimi: Bustle