Celebrity

U aludua se ndërhyri në martesën e partnerit: Reagon Ariana Grande

Shkruar nga Anabel

1 Tetor 2024

U aludua se ndërhyri në martesën e partnerit: Reagon Ariana
FOTO: MEGA

Duket se këngëtarja Ariana Grande ka vendosur të reagojë për zërat se ka ndërhyrë dhe ka prishur martesën e aktorit Ethan Slater, duke shkaktuar divorcin e tyre. Në një intervistë për kopertinën e “Vanity Fair”, 31-vjeçarja tha se Ethan nuk e la gruan e tij për të, në periudhën kur ata nisën të takoheshin.

“Pjesa më zhgënjyese ishte të shihja kaq shumë njerëz që besonin versionin më të keq të marrëdhënies sonë,” tha Grande duke i mëshuar faktit se njerëzit janë të prirur që të besojnë tabloidët dhe gjithçka që mediat publikojnë.

"Nuk mund të kishte një përshkrim më pak të saktë të një qenieje njerëzore dhe një raporti në çift dhe sigurisht që kjo më ka dëmtuar shumë,” tha artistja, duke shtuar faktin se ajo dhe Slater kishin nisur të njiheshin gjatë xhirimit të serialit “Wicked”.

Ariana pohoi se media është “përpjekur ta shkatërrojë” gjithmonë, që kur ajo ka qenë adoleshente, madje shkëputja apo rikthimi në karrierën si artiste, e ka rënduar psikologjikisht.

Kujtojmë që lidhja e Slater dhe Grande-s u konfirmua në korrik të vitit të kaluar. Dy muaj më vonë, këngëtarja bëri kërkesë zyrtare për divorc nga bashkëshorti, Dalton Gomez. Ndërsa, aktori Ethan Slater ishte i martuar me Lilly Jay që prej vitit 2018 dhe ata kanë bashkë një djalë 2-vjeçar.

"Ajo është me të drejtë e mërzitur sepse martesa e saj përfundoi, por Ariana dhe Ethan nuk bënë asgjë të keqe," tha një burim për “People”, duke shtuar se Slater ishte ndarë nga Jay dy muaj përpara se të niste romancën me Grande-n.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: OK Magazine