Instagramming

Ronela Hajati reagon pas deklaratës së shumëpërfolur: "Kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë"

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2024

Ronela Hajati reagon pas deklaratës së shumëpërfolur:

Pasi bëri një postim në Instastory që u kritikua jo pak nga njerëzit, Ronela Hajati ka reaguar sërish. Përmes një tjetër postimi, këngëtarja pretendon se çdo deklaratë e saj keqinterpretohet, ndaj prej shumë kohësh ka zgjedhur që të mos reagojë për asgjë që ndodh përreth.

“E si gjithmonë abuzohet, prandaj unë prej kohësh kam zgjedhur të mos nxjerr asnjë fjalë për asgjë çfarë ndodh. I vetmi aktivitet është që të bëj këngë sepse edhe intervista më bazike përherë shoqërohet nga tituj që s’kanë kurrë lidhje me çfarë flas apo me komente hipotetike sepse keni kureshtje jo të shëndetshme,” thotë ajo.

Ndërkohë, këngëtarja shprehet se bota e spektaklit është plot me probleme, veprime të ulëta dhe një mentalitet që vështirë se mund të ndryshohet, sipas saj.

“Më vjen keq se për çdo gjë që ndodh! Showbiz-i është i shenjëstruar për veprimet më të ulëta nga një mentalitet i përgjithshëm që vështirë se mund të rregullohet në vendet tona. "Diddy" është një manjak me miliarda. Te ne i gjen edhe nëpër autobusë. Në showbiz-in tonë, artistët dhe eventin më bazik ku shkojnë e nxjerrin nëpër 200 postime sepse paguhen. Stop shenjëstruat njerëz kot duke vënë fjalë në gojët e të tjerëve dhe thashetheme të ndyra që i fryni vetë. Dhe po, ka emra sa të duash sinonim e mbase më keq se ai. I gjeni nëpër gazeta përditë!”, e mbyll këngëtarja postimin e saj.

Ronela Hajati reagon pas deklaratës së shumëpërfolur:

Kujtojmë që Ronela shkaktoi reagime të shumta pas një postimi në Instastory, ku thumbonte disa “emra shqiptarësh”, të cilët sipas saj i ngjasojnë Sean “Diddy” Combs, i përfshirë në një prej skandaleve që ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e internetit dhe autoriteteve në SHBA.

Ronela Hajati reagon pas deklaratës së shumëpërfolur:

Artikuj të sugjeruar: