Për Jennifer Aniston qarkullojnë shumë thashetheme, por ky është ndoshta më i çuditshmi. Ylli i serialit “Friends” ishte e ftuar në studion e Jimmy Kimmel Live ku foli për disa ngjarje të fundit të jetës së saj dhe jo vetëm.
Prezantuesi nuk hezitoi që ta pyeste aktoren rreth zërave se ajo mban me vete në çantë një qese të mbushur me hirin e terapistit të saj të ndjerë.
Jennifer duket se nuk u çudit nga pyetja dhe tha se: “Është pak e vërtetë."
"Pas kësaj deklarate do dukem sikur kam vërtet nevojë për një terapist, por nuk do ta tregoj të gjithë historinë me detaje. Thjesht, është disi e vërtetë,” tha ajo.
Në vazhdën e thathethemeve, që sipas mediave ajo ka provuar spermë salmoni për të trajtuar fytyrën, aktorja thotë se ka më shumë besim te injeksionet me peptide që luajnë rol në luftimin e shenjave të plakjes.
"Unë mendoj se kjo është e ardhmja e trajtimeve estetike,” tha artistja.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Entertaiment