Kinema & TV

Rudina Dembacaj, me shumë sinqeritet, thotë se kjo nuk është vjehrra më e dashur që ka pasur :)

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2024

Rudina Dembacaj, me shumë sinqeritet, thotë se kjo nuk është

Rudina Dembecaj ka folur hapur për marrëdhënien që ka me vjehrrën në emisionin “Goca & Gra”, i cili nisi mbrëmë në Top Channel. Aktorja foli për raportin që ka me mamanë e Markut, duke e konsideruar atë si një person jo dhe aq të preferuar.

“Unë jam te vjehrra e tretë dhe nuk është më e dashura që kam pasur nga ato të tjerat. Kam dashur më shumë një tjetër, por asaj nuk i doja më çunin. Por, më mirë të dua djalin, se vjehrrën,” thotë ajo.

Ndërkohë, Rudina kujton edhe një episod të bashkëjetesës nuse-vjehërr gjatë periudhës së pandemisë, që siç duket nuk ka qenë më i miri i mundshëm.

“Kam jetuar për një periudhë të shkurtër me të kur ishim në pandemi. Vjehrra ime e tanishme ka shumë humor, është grua e këndshme, por ka një mentalitet shumë ndryshe nga i imi. Ndaj, kam zgjedhur të mos jetoj me të. Përtoj shumë që t’i futem një mentaliteti tjetër sepse jam stil ndryshe. Por, fakti që jam artiste më ndihmon shumë sepse e përdor si justifikim në situata të tilla. Unë kam një familje goxha të përbërë, ndaj imagjinoni të kisha dhe vjehrrën aty. Secila në shtëpinë e vet dhe jemi shumë të lumtura.”  

Me sa duket, Rudina i ka bërë të qarta gjërat që në fillim duke folur pa doreza!

Artikuj të sugjeruar: