Celebrity

Kanye West dhe Bianca Censori po divorcohen?

Shkruar nga Anabel

8 Tetor 2024

Kanye West dhe Bianca Censori po divorcohen?
FOTO: GETTY IMAGES

Thuhet se reperi Kanye West dhe Bianca Censori po shkojnë drejt divorcit, pas gati dy vitesh martesë.

TMZ ka konfirmuar lajmin se reperi i famshëm e ka ndarë lajmin e divorcit në biseda me njerëzit dhe miqtë e tij më të ngushtë.  Madje, 47-vjeçari i ka shumë të qarta gjërat pas vendimit për ndarje dhe një prej tyre është fakti që ai ka zgjedhur të jetojë në Tokio.

Nga ana tjetër, arkitektja Censori ndodhet prej disa ditësh në Australi, aty ku po kalon më shumë kohë me familjen dhe miqtë e saj. Zëdhënësi zyrtar i çiftit të njohur, Milo Yiannopoulos, nuk ka pranuar të komentojë për këtë çështje.

Kanye West dhe Bianca Censori po divorcohen?
FOTO: WWD via Getty Images

Hera e fundit kur Kanye dhe Bianca janë parë bashkë ka qenë muajin e kaluar, ku ata u shfaqën në një dyqan në Tokio, të shoqëruar nga fëmijët e Kanye-s dhe Kim.

Artisti është parë ditët e fundit disa herë vetëm, rishtazi duke shijuar ushqim xhamajkan në një restorant në Tokio.

Kujtojmë që ata Kanye dhe Bianca u martuan ligjërisht në dhjetor të vitit 2022, ndërsa kërkesa për divorc ka ardhur nga ana e të dyve vetëm pak ditë më parë.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Page Six