Celebrity

Sandra Bullock dhe Keanu Reeves ribashkohen pas 30 viteve për këtë arsye

Shkruar nga Anabel

10 Tetor 2024

Sandra Bullock dhe Keanu Reeves ribashkohen pas 30 viteve për
FOTO: Jared Cowan for Beyond Fest at American Cinematheque at Egyptian Theatre

Dyshja ikonike e kinematografisë, Sandra Bullock dhe Keanu Reeves janë ribashkuar pas 30 viteve, por këtë herë jo për ndonjë bashkëpunim të radhës në filma. Ata u shfaqën bashkë në festimet e 30 vjetorit të filmit “Speed” në një mbrëmje mes miqsh dhe të ftuarish VIP në teatrin egjiptian në Los Angeles.

Bullock ishte veshur me një fustan të zi të gjatë dhe një të çarë në pjesën anësore dhe xhaketë sportive, ndërsa aktori Reeves me një kostum dhe bluzë të zezë dukeshin shumë të koordinuar në stilin dhe pamjen e jashtme.

Sandra Bullock dhe Keanu Reeves ribashkohen pas 30 viteve për
FOTO: Jared Cowan for Beyond Fest at American Cinematheque at Egyptian Theatre

Kujtojmë që dyshja e famshme mbeten heronjtë e aksionit që fituan zemrat e shikuesve me filmin “Speed” në vitin 1990.

Për një rifreskim: Ky film me regji të Jan de Bont është i zhanrit aksion dhe ka si protagonistë të tij të dy aktorët e njohur. Filmi u vlerësua me dy çmime Oscar (për efektet zanore dhe tingullin më të mirë) në edicionin e 67-të të këtyre çmimeve.

Artikuj të sugjeruar: