Celebrity

Gocë apo çun? Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Anabel

12 Tetor 2024

Gocë apo çun? Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit

Hailie Jade Mathers, e bija e Eminem, ka zbuluar se është në pritje të një djali. 28-vjeçarja, së bashku me bashkëshortin, treguan në podkastin e saj, “Just a Little Shady” gjininë e foshnjës. Çifti, përmes një tullumbaci të mbushur me confetti blu, njoftuan se një djalë po vjen në jetë.

Gocë apo çun? Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit

Evan McCilntock, i ati i bebushit, u shpreh tejet entuziast për “shokun e vogël” që do të vijë në jetë. Ai listoi një sërë aktivitetesh që mund të bëjnë bashkë, që prej gjuetisë e deri te golfi. Ndërsa Hailie tha se do të bënin pazare bashkë.

Gocë apo çun? Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit

Ata gjithashtu zbuluan se kur u martuan në maj, Hailie ishte shtatzënë. Vajza e Eminem emocionoi të atin dhe gjithë botën kur i tha reperit të famshëm se do të bëhet gjysh. Videon mund ta shikosh më poshtë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)