Celebrity

Thuhet se Kanye West i kërkoi Bianca-s që ta shihte teksa bënte seks me të ëmën e saj o.O

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Thuhet se Kanye West i kërkoi Bianca-s që ta shihte teksa bënte

Kanye West dyshohet se i tha gruas së tij, Bianca Censori, se donte të bënte seks me mamanë e saj ndërsa ajo shikonte aktin. Sipas dokumenteve të siguruara nga “Page Six”, ish-asistentja e themeluesit të Yeezy, Lauren Pisciotta, bëri këto akuza në një padi, ku gjithashtu akuzoi reperin për drogim dhe sulm seksual ndaj saj.

Thuhet se Kanye West i kërkoi Bianca-s që ta shihte teksa bënte
Lauren Pisciotta, paditësja e Kanye West

Pisciotta, e cila ka punuar me krijuesin e hiteve nga viti 2021 deri në 2022, pretendoi se "fiksimet seksuale" të West përfshinin dëshirën e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me mamatë e vajzave me të cilat ka qenë i lidhur.

Modelja e OnlyFans pretendoi se nëna e Bianca-s, Alexandra Censori, ishte në “listën e tij” të fantazive, përpara se ai dhe Bianca të martoheshin në dhjetor 2022.

Thuhet se Kanye West i kërkoi Bianca-s që ta shihte teksa bënte
Alexandra & Bianca Censori

Ajo e përshkroi arkitekten e Yeezy si "pjesëmarrëse/punonjëse në festat seksuale sipas kërkesës" të reperit, duke shpjeguar në padi se West kishte folur me Bianca-n rreth kësaj kërkese përpara se mamaja e saj të kthehej nga Los Angeles-i në Australi.

Pisciotta përmendi një mesazh të pretenduar të dërguar më 28 shtator 2022 mes West-it, 47 vjeç, dhe Bianca-s, 29 vjeç, që shkruante: “Dua të bëj seks me mamanë tënde. Para se të largohet.”

Pisciotta pretendoi se reperi i këngës “Heartless” i dërgoi një screenshot të mesazhit dhe e pyeti: “A duhet të shtoj ‘e kisha fjalën që dua të më shikosh teksa bëj seks me mamanë tënde’?”

Censori, e cila kishte vizë pune, dyshohet se iu përgjigj West-it në një mënyrë "të imponuar dhe të kërkuar nga [West]" për të ruajtur vendin e saj të punës.

Sipas dokumentit të paraqitur, ky është mesazhi që ajo i shkroi: "(Alexandra është) e martuar. Unë do të bëj seks me dikë tjetër këtë fundjavë dhe do të ta tregoj kur të ritakohemi”, supozohet se i është përgjigjur Bianca.

Thuhet se Kanye West i kërkoi Bianca-s që ta shihte teksa bënte

Në padinë në fjalë, Pisciotta gjithashtu akuzoi ish-shefin e saj se i kishte përzier pijen me një "drogë të paidentifikuar" dhe e kishte sulmuar gjatë një sesioni në studio me Sean "Diddy" Combs në Santa Monica, Kaliforni. Ish-punonjësja e Yeezy pretendoi se West i kishte porositur një pije dhe nuk kaloi shumë kohë derisa ajo filloi të ndihej "e çorientuar" dhe se “nuk kishte kontroll mbi trupin e saj." Për të lexuar më tepër rreth padisë, klikoni këtë link

Artikuj të sugjeruar: