Instagramming

Khëm-khëm! Mos sapo Arbenita thumboi Feron?

Shkruar nga Anabel

14 Tetor 2024

Khëm-khëm! Mos sapo Arbenita thumboi Feron?

Ndarja e Feros dhe modeles Arbenita Ismajli ka shkaktuar një bujë të madhe në rrjetet sociale dhe jo vetëm dhe sigurisht, nuk ka qenë aq paqësore. Rishtazi, Arbenita ka publikuar një postim në Instastory, ku pretendon se në marrëdhënien e saj ishte “ajo burri”.

“Dua ta provoj të jem bashkëshorte përsëri; mendoj se herën e kaluar isha unë burri”, u shpreh ajo.

Khëm-khëm! Mos sapo Arbenita thumboi Feron?

Ish-çifti nuk i ka kursyer deklaratat publike kundër njëri-tjetrit. Që pas akuzës për dhunë ndaj Arbenitës, Fero ka shprehur se ka pasur probleme për takimin e tij me të bijën, Ninën. Më pas, pasi ish-reperi e bëri publik rastin dhe pretendoi se “e bija ishte rrëmbyer”, gjykata e Gjilanit i dha të drejtën për kujdestarinë 1-vjeçare të vogëlushes Nina.

Artikuj të sugjeruar: