Duket se Joe Jonas ka nisur një lidhje të re me një vajzë ende të panjohur publikisht. Megjithëse asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, përflitet se Joe Jonas mund të jetë në fazat e hershme të një marrëdhënieje të re.
Fotografitë e paparacëve tregojnë këngëtarin përkrah një gruaje, në Paris më 14 tetor 2024.
Sipas një burimi të pranishëm, çifti mbërriti në L’Avenue, në Paris pak para mesnatës dhe pas disa orësh, u panë duke u puthur, për t’u ndarë rreth orës 2:00 të mëngjesit në destinacione të ndryshme.
Ndërsa për disa mund të dukej si një takim të rastësishëm, Joe u pa ditën tjetër me vëllezërit e tij, Nick, Kevin Jonas dhe me vajzën që mendohet të jetë e dashura, e cila mbërriti në L’Avenue në të njëjtën kohë në makina të veçanta.
Megjithëse asnjëra palë nuk e konfirmoi ose mohoi thashethemnajën, sërish nëse u referohemi burimeve, kemi të bëjmë me një romancë.
Artikuj të sugjeruar: