Ish-e fejuara e Liam Payne, Maya Henry, deklaroi se këngëtari ‘paralajmëroi’ vdekjen e tij vetëm disa ditë para se të ndodhte tragjedia. Influencuesja, e cila kishte një lidhje me anëtarin e ish-grupit One Direction nga viti 2018 deri në 2022, foli për luftën e tij me shëndetin mendor dhe abuzimin e supozuar që ajo përjetoi me të.
“Ai gjithmonë më shkruante që nga koha kur u ndamë [duke thënë]: ‘Oh, nuk jam mirë,’” tha ajo. “Ai gjithmonë luante me vdekjen dhe thoshte: ‘Do vdes. Nuk jam mirë.’”
Henry, tani 23 vjeç, i përshkroi mesazhet e tij si një mënyrë për të manipuluar emocionet e saj, për ta bërë atë të ndiente empati për Liam edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre. “Përpiqesha t’i ofroja ndihmë, por ai nuk e pranonte,” shtoi ajo.
“Më pas i shkruante nënës sime: ‘Nuk jam mirë, bëj që Maya të kontaktojë me mua,’ sepse unë nuk doja të përgjigjesha.
Ajo pretendoi se në një moment, këngëtari i “Steal My Girl” kishte telefonuar nënën e saj dhe kishte thënë: “Nuk do të jem këtu dhe shumë gjatë.”
“Unë nuk luaj me vdekjen,” u shpreh ajo. “Nëse bën të tilla deklarata, do të përpiqem të të ndihmoj pa marrë parasysh çfarë ke bërë. Mendoj se ai e shfrytëzoi mirësinë e familjes sime.”
Henry shpjegoi se ishte përpjekur të ndihmonte Payne të kthehej në rehabilitim, por përfundimisht ndjeu se sjellja e tij ishte manipulative.
“Ai gjithmonë thoshte: ‘Më vjen kaq keq për gjithçka që kam bërë. Nuk mund të jetoj me veten,’ por pastaj vazhdonte të përpiqej të më traumatizonte,” tha ajo.
Këngëtari i “Perfect” po përballej probleme ligjore me Henry, e cila kishte pretenduar se Payne nuk ndalte përpjekjet për të kontaktuar me të.
Liam Payne shokoi njerëzit pasi ra nga ballkoni i një hoteli në kryeqytetin argjentinas dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.
Artikuj të sugjeruar: