Celebrity

Cheryl Cole, (ish-partnerja e Liam Payne) flet pas tragjedisë: “Djali nuk do e shohë më babin”

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2024

Cheryl Cole, (ish-partnerja e Liam Payne) flet pas tragjedisë: “Djali

Cheryl Cole ka thyer heshtjen me një mesazh të dhimbshëm për ish-partnerin e saj, Liam Payne, pas lajmit të papritur për vdekjen e tij.

Këngëtarja e grupit të famshëm Girls Aloud dhe Payne ishin në një marrëdhënie për dy vite, gjatë së cilës mirëpritën djalin e tyre, Bear Grey, më 22 mars 2017.

Cheryl Cole, (ish-partnerja e Liam Payne) flet pas tragjedisë: “Djali

Në një postim të publikuar në Instagram, Cheryl shprehu dhimbjen dhe trishtimin e saj teksa përpiqet të përballet me këtë ngjarje tronditëse që ka ndryshuar jetën e saj. Ajo shkroi:

“Teksa përpiqem të përballem me këtë ngjarje që më ka shkatërruar botën dhe të përpunoj dhimbjen time në këtë kohë të papërshkrueshme, dua t’ju kujtoj me dashamirësi se kemi humbur një njeri. Liam nuk ishte vetëm një yll pop-i dhe një figurë e njohur, por një djalë, një vëlla, një xhaxha, një mik i dashur dhe babai i djalit tonë shtatëvjeçar.”

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin për djalin e tyre, Bear, duke shkruar:

“Ai është një djalë që tani duhet të përballet me realitetin se nuk do ta shohë më babin e tij.”

Artistja vijoi duke thënë:

“Ajo që më shqetëson më shumë shpirtin është se një ditë Bear do të ketë akses në raportimet e tmerrshme dhe shfrytëzimin mediatik që kemi parë këto dy ditët e fundit. Më thyhet zemra edhe më shumë që nuk mund ta mbroj atë nga kjo në të ardhmen. Ju lutem, mendoni se çfarë përfitimi kanë disa nga këto raportime, përveçse të shkaktojnë dhimbje më të madhe për ata që kanë mbetur për të mbledhur copëzat.”

Në deklaratën e saj, Cheryl bëri një kërkesë të sinqertë për publikun dhe mediat, duke thënë:

“Ju lutem të gjithë të respektoni dinjitetin që i ka mbetur Liam-it.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cheryl (@cherylofficial)

Cheryl dhe Liam u njohën për herë të parë në vitin 2008 gjatë audicioneve të “X Factor”, por lidhja e tyre nisi zyrtarisht në vitin 2016. Ata bënë daljen e tyre të parë publike si çift në Global Gift Gala në Paris, ku Liam kishte bërë edhe një tatuazh me syrin e Cheryl-it si shenjë dashurie. 

Më 22 mars 2017, Cheryl solli në jetë djalin e tyre Bear dhe kishte postuar atëherë një foto në Instagram duke shkruar: “Të mërkurën, Liam dhe unë u bëmë prindër të një djali të shëndetshëm, të bukur, që dukej si një ëndërr.”

Megjithatë, një vit më vonë, në korrik të vitit 2018, çifti njoftoi ndarjen e tyre. 

Liam Payne, ish-ylli i grupit One Direction, ndërroi jetë pasi ra nga një ballkon i katit të tretë në hotelin “CasaSur Palmero” në Argjentinë, në një incident tragjik që tronditi fansat dhe miqtë e tij.

Artikuj të sugjeruar: