Tani që temperaturat po bien, kemi nxjerrë ato pulovrat e ngrohta dhe çizmet e lëkurës, dëshira për t'u strukur me dikë mund të jetë më e fortë se kurrë. Por, po sikur të bësh një hap prapa? Po, një Dating Detox. Ti po pyet veten se për çfarë e kemi fjalën konkretisht dhe menjëherë po ta shpjegojmë në paragrafin e mëposhtëm.
Interes, apo thjesht nuk ke se ç’të bësh?
Je në Tinder dhe po lëviz sa në njërin profil në tjetrin sikur po bën shopping online (a thua se partnerët e mundshëm romantikë janë në shitje)? Në çdo bisedë përsëriten të njëjtat pyetje të zakonshme (“Ça po bën?”)? Ndoshta është koha për të bërë pak pushim nga takimet për njohje. Shfrytëzoje këtë mundësi për të reflektuar mbi atë që dëshiron në të vërtetë, në vend që të dalësh me dikë vetëm se është e martë dhe nuk ka ndonjë gjë interesante në Netflix.
Standardet e tua janë...le të themi, fleksibël
Kur fillon të ulësh standardet (papritmas të duket intrigues fakti që ai/ajo nuk të kthen përgjigje për ditë të tëra dhe jo një red flag), është koha për të rivlerësuar pak gjërat. Duhet t’i kujtosh vetes se meriton dikë që të trajton dhe vlerëson për çfarë je – jo dikë për të cilin duhet ta bindësh veten se “ndoshta është thjesht i zënë me punë”.
Po kërkon të njihesh me dikë, apo...thjesht të shtysh kohën?
Ndonjëherë, ndodh që të dalim nëpër takime me njerëz të rinj për t’u shpërqendruar nga çfarë po na ndodh në jetë, në vend që të kemi interes për t’u njojur me dikë. Por, le të jemi të sinqertë: takimet thjesht për t’iu arratisur pak realitetit zakonisht na sjellin zhgënjime. Thënë kjo, ndoshta është koha për pushim. Kaloje këtë vjeshtë duke u përqendruar te vetja – shkruaj në ditar, medito, nis një hobi të ri. Kush e di, ndoshta do të kuptosh se thjesht kishe nevojë të gjeje veten.
Një perspektikë e re për vjeshtën
Teksa përjeton këto ndryshime, mund të reflektosh edhe në fusha të tjera të jetës ku një detoks i vogël mund të jetë i dobishëm. Për shembull, si thua sikur të nisësh një dietë me pak sheqer? Të shkosh më në fund në palestër? Ose nëse je duhanpirës/e, vjeshta mund të jetë momenti i duhur për të kaluar në alternativa më të mira, si pajisja me ngrohje IQOS, që do të thotë pa tym ose hi dhe më pak kimikate të dëmshme. Ndonjëherë, ndryshimet e vogla të stilit të jetesës bëjnë një ndryshim të madh në mirëqenien e përgjithshme.
Si përfundim, pi një latte me kanellë dhe biskotë, mbështillu me batanije dhe thjesht bëj diçka që të pëlqen. Dhe hej, kush e di - ndoshta historia juaj e bukur e dashurisë do të fillojë pas këtij dating detox.
- Artikull promovues