Einxhel Shkira, ishte e ftuar në emisionin e fundit të "Goca dhe Gra", ku u pyet nëse kishte pasur ndonjë eksperiencë traumatike që i kishte mbetur ndër mend. Ajo u shpreh:
"Si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, programe, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve apo fëmijëve do abuzojë me këto ëndrra dhe kur them abuzim e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për përfitime seksuale. Unë si një person që kam qenë shumë e fokusuar te gjëja që doja të bëja, nuk kam dashur të devijoj nga ky rrugëtim."
Më tej ajo theksoi sesi presioni i madh nga njerëz në pozitë ndikon tek një i ri: "Më kanë thënë: 'Ti nuk ditke të shijosh jetën' sepse donte të më jepte të pija alkool. Atëherë kam menduar që jam unë vërtet ajo që nuk kam ditur të shijoj jetën."
E cilësuar prej Rudina Dembacajt si një eksperiencë shumë traumatike për një vajzë të re, Einxhel dha një përgjigje të vlefshme që mund t'i shërbejë qasjes së çdo vajze ndaj ngjarjeve të ngjashme:
"Më ka ngelur në mendje, jo si traumë, por si mësim që dhe personi që ti e shikon si "Zot" mund të jetë ujku i lyer me miell si Mamadhia," tha ajo duke përmbyllur kështu rrëfimin.
Artikuj të sugjeruar:
- Einxhel Shkira flet për refuzimin e rolit të opinionistes në “BBVK”
- Heidi Baci largohet nga “Goca dhe Gra”
- Einxhel Shkira flet për rikthimin në ekran:
- Me lezet, Einxhel e hodhi një thumb për kolegët :)
- Aludimet për një krisje në marrëdhënie: Reagon (tërthorazi) Einxheli
- Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran, ashtu siç duam ta shohim