Lizzo, këngëtarja e hitit “About Damn Time” u vesh si një kuti e Ozempic për festën e Halloween, pasi më parë kishte mohuar përdorimin e ilaçit për humbjen e peshës, duke bërë kështu ironi për komentet dhe pretendimet online.
Të shtunën, Lizzo, publikoi disa postime në Instagram me kostumin e saj, që përfshinte një kuti drejtkëndore të bardhë e të kuqe me emrin e saj artistik të shkruar me shkronja të zeza.
“Keni nevojë për dashuri për veten? Provoni Lizzo! Humbni ndjenjën e fajit, fitoni besimin,” ishte shkruar pranë këngëtares, e cila kishte një metër për matje të lidhur rreth belit të kostumit. “Efektet anësore përfshijnë: Një buzëqeshje në fytyrë dhe energji,” shtoi ajo.
View this post on Instagram
“Ok Halloween… tani mund të fillosh,” shkroi Lizzo, 36 vjeç, në përshkrimin e postimit.
Lizzo është përballur me komente të shumta, të cilat aludojnë se këngëtarja ka përdorur Ozempic për të humbur peshë. Ajo i ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se thjesht ka bërë defiçit kalorish dhe është stërvitur.
Artikuj të sugjeruar: