Celebrity

1 vit pa Matthew Perry! E ëma e tij thotë se aktori ishte "gjithmonë i vetmuar në shpirt"

Shkruar nga Anabel

28 Tetor 2024

1 vit pa Matthew Perry! E ëma e tij thotë se aktori ishte

Në përvjetorin e vitit të parë të ndarjes nga jeta të Matthew Perry-t, familja e tij ka përkujtuar jetën e aktorit të ndjerë për herë të parë që nga tragjedia.

Në një intervistë ekskluzive, nëna e yllit të “Friends”, Suzanne Morrison, bashkëshorti i saj Keith Morrison dhe motrat e tij më të vogla, Caitlin, Madeline dhe Emily, folën për dashurinë e tyre të përjetshme për Perry.

"Kam më shumë liri në marrëdhënien time me të tani sesa më parë. Dhe pastaj më godet, më godet kaq fort që ai nuk është aty," ka thënë e ëma e tij, referuar mungesës së aktorit të ndjerë.

"Shkojmë në varreza," ka rrëfyer babai i Perry-t, "dhe Suzanne ulet atje dhe bisedon me të për pak çaste.”

Më tej, e motra e tij, Emily, shprehet:

"Vërtet, gjithçka që ai donte ishte të dashurohej dhe të ishte i dashuruar. Ai luftoi kaq shumë për të ndjerë paqe dhe mendoj se arriti në një vend ku po e ndjen paqen."

"Ai ishte gjithmonë shumë i vetmuar në shpirt," kujton mamaja e tij. "Unë jam një grua shumë fatlume, por ai kishte një problem; kishte një defekt. Nuk mund ta përballoja. Nuk mund ta ndihmoja."

Ky, për Suzzane, ishte një mësim që e kishte mësuar pas shumë vështirësish. Ajo, u përlot teksa rrëfeu për fajin që familja e tyre kishte ndjerë për humbjen e Matthew, duke theksuar më pas se tani e di se “duhet të ndalojnë së fajësuari veten sepse është shkatërruese".

Matthew Perry vdiq në moshën 54-vjeçare më 28 tetor 2023 pas një mbidoze aksidentale me drogë. Aktori kishte folur hapur për luftën e tij me varësinë e tij me substancat e ndryshe.

Artikuj të sugjeruar: