Jennifer Aniston, 55 vjeç, nderoi kujtimin e Perry-t në rrjetet sociale, duke postuar një seri fotosh nga shesh-xhirimi i serialit.
“1 vit @matthewperryfoundation,” shkroi aktorja e “The Morning Show” të hënën.
View this post on Instagram
Aktorja Courteney Cox postoi një foto të vjetër në Instagram ku shfaqet duke buzëqeshur me kolegun e saj të ndjerë, Matthew Perry, si dhe një foto grupi me Jennifer Aniston, David Schwimmer, Lisa Kudrow dhe Matt LeBlanc.
“Më mungon sot dhe gjithmonë @matthewperryfoundation,” shkroi 60-vjeçarja e “Cougar Town”.
View this post on Instagram
Davis Schwimmer, 57 vjeç, Lisa Kudrow, 61 vjeç dhe Matt LeBlanc, 57 vjeç, ende nuk kanë bërë postime.
Perry u gjet i pajetë në vaskën e shtëpisë së tij në Los Anxhelos në tetor 2023 dhe shkaku i vdekjes u zbardh më pas si “efektet akute të ketaminës.” Aktori ishte 54 vjeç. Aktorët publikuan një deklaratë të përbashkët për humbjen e tij dhe më pas shprehën ndjenjat e tyre individualisht në rrjetet sociale. Cox, nëntorin e 2023, shkroi se ishte “shumë mirënjohëse për çdo moment” që kishte kaluar me Perry-n.
Artikuj të sugjeruar: