Health

Efekti Ringelmann: Pse punojmë më pak kur jemi pjesë e një grupi?

Efekti Ringelmann: Pse punojmë më pak kur jemi pjesë e një

Imagjinoni një situatë ku jeni pjesë e një grupi, ndoshta për të organizuar një festë të madhe ose për të kryer një projekt në punë. Të gjithë janë të emocionuar dhe premtojnë se do të kontribuojnë sa më shumë të jetë e mundur për arrijen e rezultateve. Por, sapo fillon puna, e kuptoni se disa anëtarë të grupit janë më shumë “mbikëqyrës” sesa si kontribues. Ky është efekti Ringelmann në veprim!

Efekti Ringelmann, i emërtuar sipas studiuesit të psikologjisë, Maximilien Ringelmann, tregon se sa më shumë rritet numri i individëve në një grup, aq më punon pak secili individ.

Një studim i tij i vitit 1913 zbuloi se kur njerëzit bashkoheshin në një grup për të tërhequr një tel, ata përdornin më pak forcë se sa do të bënin nëse do ta bënin këtë detyrë të vetëm. Më shumë njerëz, më pak përpjekje - është një paradoks që shumë prej nesh e përjetojnë shpesh.

Një shembull i këtij efekti

Mendon rreth një grupi studentësh që vendosin të punojnë së bashku për një projekt të rëndësishëm në shkollë. Fillimisht, entuziazmi është i lartë, të gjithë japin ide dhe përfshihen për të bërë punën më të mirë të mundshme. Por, pas disa diskutimeve, situata fillon të ndryshojë. Njëri student vendos të luajë lojëra në telefon, një tjetër fillon të rrijë në Instagram për të parë fotografitë e udhëtimit dhe një tjetër thotë se “ka një ide brilante” që e gjen në Google. Ndërkohë, ata studentë që janë të përqendruar fillojnë të ndihen të irrituar dhe përfundojnë duke i dhënë më shumë rëndësi shpërqendrimeve sesa punës.

Pas disa orësh, rezultati është se, pavarësisht se ishin një grup i madh, nuk arritën të përfundonin projektin, duke lënë pas një punim të pamjaftueshëm dhe pa “frymën e grupit”. Ky shembull shpjegon më së miri efektin Ringelmann: kur punojmë në grup, ndonjëherë secili prej nesh e ngarkon pjesën e punës te tjetri, duke rezultuar në një performancë më të dobët sesa do të kishim bërë nëse do të punonim individualisht.

Ky fenomen ndodh për shkak të asaj që quhet "social loafing", një tendencë e natyrshme që shfaqet kur individët ndihen më pak të përgjegjshëm për rezultatet e punës në grup. Kur jeni vetëm, jeni të motivuar të jepni më të mirën tuaj; kur jeni në grup, ndiheni më të qetë sepse besoni se dikush tjetër do të mbulojë mungesat tuaja.

Pra, herën tjetër kur të ndiheni si pjesë e një grupi, mos lejoni që energjia juaj të "shkrihet" si akulli në diell!

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

The Ringelmann Effect: Why do we work less when we're part of a group?

Efekti Ringelmann: Pse punojmë më pak kur jemi pjesë e një

Imagine a situation where you are part of a group, perhaps to organize a big party or complete a project at work. Everyone is excited and promises to contribute as much as possible to achieve the results. But once the work starts, you realize that some members of the group are more "supervisors" than contributors. This is the Ringelmann effect in action!

The Ringelmann effect , named after the psychology researcher Maximilien Ringelmann, shows that the more the number of individuals in a group increases, the less each individual works.

A 1913 study of his found that when people joined a group to pull a wire, they used less force than they would if they did the task alone. More people, less effort - it's a paradox that many of us often experience.

An example of this effect

Think about a group of students who decide to work together on an important school project. Initially, enthusiasm is high, everyone gives ideas and gets involved to do the best job possible. But, after some discussions, the situation starts to change. One student decides to play games on his phone, another starts hanging out on Instagram to look at travel photos, and another says he "has a brilliant idea" that he finds on Google. Meanwhile, those students who are focused begin to feel frustrated and end up giving more importance to distractions than to the work.

After a few hours, the result is that, despite being a large group, they failed to complete the project, leaving behind an insufficient paper and no "group spirit". This example best explains the Ringelmann effect: when working in a group, sometimes each of us offloads part of the work to the other, resulting in a poorer performance than we would have if we were working individually.

This phenomenon occurs due to what is called "social loafing", a natural tendency that occurs when individuals feel less accountable for the results of group work. When you are alone, you are motivated to do your best; when you're in a group, you feel more relaxed because you trust that someone else will cover your absences.

So the next time you feel like part of a group, don't let your energy "melt" like ice in the sun!

Suggested articles: