TV Mania

“X Factor Albania” rikthehet më shpejt nga ç’e prisnit!

Shkruar nga Anabel

7 Nëntor 2024

“X Factor Albania” rikthehet më shpejt nga ç’e

Edicioni i gjashtë i “X Factor Albania” nis mbrëmjen e 8 nëntorit në orën 21:00, duke sjellë në skenë të rinj të talentuar nga trojet shqiptare.

Konkurrentët do të garojnë për të kaluar fazat e spektaklit, përfshirë vilat e jurisë dhe netët live.

Emrat e jurisë për këtë sezon ende nuk janë bërë të ditur. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LEDINA (@ledinacelo)

Kujtojmë se “X Factor Albania” u rikthye vitin e kaluar. Lajmin e bëri me dije moderatorja, Alketa Vejsiu, e cila u shpreh goxha entuziaste:

“X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë).

“X Factor” është muzikë, gëzim, show, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike!”, shkroi ajo ndër të tjera.