Instagramming

Xhensila reagon pas ndarjes? “Heshta dhe sakrifikova për hir të fëmijëve”

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2024

Xhensila reagon pas ndarjes? “Heshta dhe sakrifikova për hir të

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj publikoi mbrëmjen e djeshme, 9 nëntor, këngën e saj më të re “Thuju”.

Kënga ishte një duet me Elgit Dodën dhe Emra Brah dhe në thelb përshkruan një histori dashurie që merr fund (për faj të mëkateve të partnerit).

Por duket se më shumë se kënga, vëmendjen e ka marrë një deklaratë e Xhensilës.

Në sajë të promovimit të këngës së re, Xhensila tha përmes një “Instastory” se i gjithë albumi është i dedikuar për gra dhe vajza që për hir të fëmijëve kanë heshtur.

Dhe…duhet thënë se Xhensila nuk ka komentuar kurrë lidhur me ndarjen e shumëpërfolur me aktorin Bes Kallaku.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajzat dhe mbi të gjitha nënat, që për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, për hir të fëmijëve kanë mohuar dhe veten! Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë! Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë! Për ato gra që sakrifikuan deri në fund, ndoshta dhe jetën e tyre.“- shprehet ajo.

Kjo deklaratë, njësoj si vargjet e Xhensilës në këngën “Thuju” janë parë si thyerje e heshtjes lidhur me ndarjen nga Besi.

Çifti, prindër të dy fëmijëve, i dhanë fund martesës dhe historisë së tyre disavjeçare.

Ishte Besi ai që gjatë programit “Ferma VIP” iu referua Xhensilës si ish-bashkëshortja, duke pranuar për herë të parë ndarjen pas shumë aludimesh.

Artikuj të sugjeruar: